Nisen për të mbrojtur Kievin, publikohet fotoja e dy prindërve me rroba ushtarake, që takojnë vajzën e tyre të vogël

Mediat ukrainase kanë publikuar foton e dy prindërve, që kanë veshur rrobën ushtarake dhe po nisen për të mbrojtur Kievin, ndërkohë që takojnë vajzën e tyre të vogël. Fotoja është mallëngjyese, duke marrë mijëra komente mbështetëse, por edhe kundërshtuese në rrjetet sociale.
Mijëra qytetarë ukrainas kanë marrë armët për të mbrojtur vendin e tyre përballë agresionit rus. Luftimet janë duke u kryer thuajse në të gjithë pjesën jugore dhe lindore të vendit, ndërsa fokusi i rusëve janë rajoni i Khersonit, Kharkivi dhe Kievi.