Instituti qe do hetoje krimet e komunizmit

Njëzet vjet pas rënies së komunizmit, në Shqipëri ka nisur një përpjekje e parë serioze për të hedhur dritë edhe zyrtarisht në errësirën 45-vjecare të historisë së këtij regjimi.
Këtë e ka marrë përsipër Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizimit, një organizëm i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të qeverisë, pas rrëzimit të ligjit të lustracionit.
Ky institut, që ka për detyrë të hapë arkivat, të mbledhë dëshmi për krimet e komunizimit dhe t’i botojë ato, mund të konsiderohet si syri i shoqërisë shqiptare në të kaluarën e vet të errët, ende të pazbuluar dhe të shkruar në të gjitha Instituti jonë konsideron si mision zhvarrosjen e historisë dhe me studimet do të hedhë dritë mbi faktet e fshehura nga diktatura dhe të manipuluara nga trashëgimtarët e saj
Agron Tufa
Drejtues i ISKPK përmasat e saj.
“Një autopsi e krimeve të komunizmit nuk është kryer në mënyrë të plotë e sistematike. Instituti jonë konsideron si mision zhvarrosjen e historisë dhe me studimet do të hedhë dritë mbi faktet e fshehura nga diktatura dhe të manipuluara nga trashëgimtarët e saj”, ka deklaruar drejtuesi i institutit, Agron Tufa.
Në ditën e parë të funksionimit të insitutit, faktet e para, edhe pse të njohura janë përmblehur në një hartë, ku faktet janë tronditëse.
“Komunizmi deshte t’i fshinte kufomat dhe varroseshin në brigjet e lumenjve. Nga 6 mijë viktima të komunizmit, vetëm 1 mijë u janë gjetur varret. Shqipëria ka pasur në atë kohë 100 burgje”, ka treguar Agron Musta.
Për punën e institutit, përvec hapjes së arkivave, dëshmitë janë shumë të rëndësishme dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka bërë apelin e saj për bashkepunim.
Edhe pse sipas saj, shumë prej ish-të dënuarve politikë nuk jetojnë më për të zbardhur këtë pjesë të historisë së shqiptarëve, ende fare pak e njohur, por sic thotë zonja Topalli edhe pjesa më e zezë e saj.
“Më e zeza sepse është ajo pjesë ku shqiptari ia bëri shqiptarit. Nëse dikush ka për të dëshmuar dicka, duhet ta bëjë këtë sot, për këtë institut”, ka thënë Topalli.
Të frymëzuar nga thënia se, ai komb që nuk ndreq gabimet e së shkuarës nuk mund të ketë të ardhme, në Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit besojnë se puna e tyre, më shumë se gjithcka do t’i shërbejë ndërgjegjes morale të shoqërisë shqiptare.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja 'Belleair' anulon fluturimet, pasagjerët në aeroport
Pasagjeret qe kane zgjedhur te fluturojne me kompanine ajrore 'Belleair', prej dy ditesh presin ne terminal per te udhetuar drejt Italise, pasi kane blere biletat dhe nuk nisen dot per shkak te anulimit te fluturimeve. Korcë, s’ka shërbime në konsullatën greke
Konsullata greke në qytetin e Korcës nuk mundëson kryerjen e një sërë shërbimesh si pasojë e mungesës së titullarit. Vlorë, dëmtohet bregdeti
Punimet për zgjerimin e tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë do pezullohen me vendim të Agjensisë së Mjedisit. “Do doja të mos shpëtoja nga vetëvrasja”
Rruga që lidh fshatin Këmishtaj me superstradën Lushnje-Fier, ashtu si Rozafa, kërkoi sakrificën e vet. Ai ishte Mariglen Maka. Fshati pa rini
Fatjon Fekaj e kaloi 15 gushtin duke prerë gurë. Nuk ishte ankuar edhe pse puna ishte e lodhshme.
Lajmet kryesore
Kriza, BE tkurr zgjerimin
Vështirësohet procesi për vendet e Ballkanit
Malaj: Pakt politik për borxhin
Greqi, bisedimet "ngecin" tek emri i kryeministrit të ri
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin