Instrumenti etnik i shqiptarëve
Lahuta e Eposit Shqiptar është ekspozita që çelet sot, ora 11:00 në Muzeun Historik Kombëtar. Mbi 30 lahuta autoktone janë pjesë e kësaj ekspozite. Këto instrumente origjinale përfaqësojnë arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit europian, shpesh të quajtura instrumenti etnik i shqiptarëve.
Me lahutë janë shoqëruar dhe Këngët e Kreshnikëve. Ekspozita organizohet nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore dhe Instituti Shqiptar i Shkencave.