Mbrëmja Gala nga Shkolla e Baletit
Shkolla e Mesme Kombëtare Koreografike (Shkolla e Baletit) organizon sonte, ora 19:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit, Mbrëmjen Gala. Aktiviteti prezanton rezultatin e punës 1-vjeçare të talenteve të reja, nëpërmjet të cilës pasqyrohet dhe puna e pedagogëve.