E Shtunë, 31 Tetor 2026

Insua në Fiorentina

Liverpool ka pranuar ta shesë mbrojtësin argjentinas, Emiliano Insua tek ekipi i Serie A, Fiorentina, ka njoftuar të dielën klubi nga Premierliga.

Insua ishte transferuar në Anfield në janar të vitit 2007 nga Boca Juniorsi, ndërsa zhvilloi 62 ndeshje, duke realizuar një gol.

“Marrëveshja është arritur me Fiorentinën. Ne i urojmë atij më të mirën në vazhdim të karrierës dhe e falënderojmë për kohën që kaloi te Liverpooli”, ka thënë menaxheri i ri i Liverpoolit, Roy Hodgson.

“Pres që ai t’i bashkohet Fiorentinës javën që vjen”, vazhdoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›