Primare, Liga e Kampionëve

Pasi e nisi eksperiencën e re te Real Madrid, Jose Mourinho i ka shpalosur idetë që ka rreth objektivave me klubin madrilen. Trajneri portugez insiston se synim primar i tij është Liga e Kampionëve.
Ekipit nga kryeqyteti spanjoll i mungon ky trofe që 8 vjet, andaj eksperti portugez (që e fitoi këtë trofe të çmueshëm dy herë, me dy ekipe të ndryshme) dëshiron që ta ngritë klubin mbretëror në krye të futbollit evropian, aty ku e meriton të jetë.
“Liga e Kampionëve është ambicie logjike e Real Madridit. Një ambicie që nuk mund të mos e ketë në këtë moment një skuadër e madhe, që ka në vete disa nga futbollistët më të mirë në botë. Atyre u pëlqen të fitojnë, sepse janë të frustruar nëse nuk e bëjnë këtë, ndoshta për këtë arsye gjendet motivi që nevojitet”, tha 47 vjeçari për agjencinë Lusa.
Ish trajneri i Chelseas e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Porton dhe me Interin, por ai është i etur që një gjë të tillë ta bëjë edhe me Realin, që do të bëhej trajneri i parë që e fiton këtë eveniment me tri klube të ndryshme. Ai fitoi edhe Premierligën me ekipin londinez. Portugezi nuk e la pa i përmendur këto suksese.
“Reali ka zgjedhur një trajner që ka fituar më shumë se lojtarët dhe që ka një personalitet më të rëndësishëm. Puna ime e ndërton klubin në drejtim të suksesit. Ekipi më i rëndësishëm në botë nuk mund të qëndrojë dy-tre sezone pa fituar asgjë”, vazhdoi trajneri karizmatik.
Pasi ka transferuar mesfushorin e Getafes Pedro Leon, Mourinho e dëshiron në ekip edhe futbollistin e Stuttgart, Sami Khedira.
“Ne dëshirojmë të kemi në ekip lojtarë të rinj me potencial të madh. Me këtë rast kemi blerë Angel Di Marian, i cili megjithatë ka kushtuar shumë. Tash e duam Khediran, që ka një potencial dhe mund të ketë rritje enorme”, pohoi portugezi.
Ndërkohë, madrilenët janë në kërkim edhe të mesfushorit ofanziv të Werder Bremen, Mesut Ozil.