Integrimi Evropian, prioritet i lartë i Qeverisë

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar sot se Kosova është pjesë e dy proceseve të cilat do të sjellin dobi të drejtpërdrejta dhe të prekshme për të gjithë qytetarët e vendit - Marrëveshja Tregtare mes Kosovës dhe BE-së dhe procesi i Liberalizimit të Vizave.
“Me këtë, Bashkimi Evropian ka treguar vullnetin e tij për ta trajtuar Kosovën njëjtë sikurse vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë në procesin e integrimit evropian. Me këtë njihet dhe mirëpritet përkushtimi, puna dhe arritjet që kemi bërë të gjithë së bashku, si institucionet në nivel qendror dhe lokal, ashtu edhe shoqëria civile, mediet, në rrugën tonë drejt BE-së”, ka thënë kryeministri Thaçi, në hapje të Konferencës “Kosova – Progresi në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian.
Kryeministri ka vlerësuar se në këtë kontekst, është me rëndësi të theksohet se pjesë kyçe e dialogut në kuadër të procesit të Integrimit Evropian është edhe dialogu i rregullt me shoqërinë civile, përmes Nën-Komitetit për Shoqëri Civile në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit.
Ky mekanizëm, siç ka theksuar kryeministri do t’i mundësojë për herë të parë shoqërisë civile, që të përfshihet rregullisht në dialog të drejtpërdrejtë, si me institucionet e Republikës së Kosovës ashtu edhe me Komisionin Evropian, duke i dhënë kështu rrugë zyrtare dhe duke institucionalizuar kontributin e çmueshëm të shoqërisë civile në të gjitha reformat institucionale e strukturore nëpër të cilat do të kalojë vendi ynë deri në anëtarësimin e plotë në familjen evropiane.
Kryeministri theksoi se në fillim të këtij viti, Këshilli Ministror për Integrim Evropian, që funksionon si forum kyç i nivelit politik dhe pjesë kyçe e strukturave të reja ndërinstitucionale për integrim evropian, ka miratuar dhjetë Prioritete Strategjike për vitin 2010, të cilat fokusojnë përpjekjet e institucioneve në adresimin e sfidave më urgjente të identifikuara nga Komisioni Evropian në Raportin e tij të fundit të Progresit për Kosovën.
“Këto prioritet janë ngritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i rolit institucional të Qeverisë në fushën e Integrimit Evropian; reformimi i administratës publike; reformimi i sistemit gjyqësor; luftimi i korrupsionit; prokurimi publik; liberalizimi i vizave; mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve; garantimi i lirisë së shprehjes, bashkëpunimin rajonal; dhe luftimin e ekonomisë joformale”, citohet Thaçi, në një komunikatë shtypi të lëshuar nga Ministria e Integrimit Evropian.
Renzo Davidi, shef i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian vlerësoi se organizimi i kësaj konference është konfirmim i përcaktimit për agjendën evropiane për Kosovën. Ai vlerësoi se në Kosovë ka zhvillime pozitive, jo vetëm emërimi i ministritë të integrimit evropian dhe krijimi i Ministrisë.
Davidi theksoi se do të intensifikohen takimet në mes të zyrtarëve të lartë të Kosovës dhe UE duke vlerësuar se sa më afër UE do të janë përfaqësuesit e Kosovës, aq më tepër do të intensifikohet bashkëpunimi. “I tërë procesi ka të bëjë me punën e madhe dhe të vazhdueshme. Dua të theksoj një parim themelor të integrimit në BE. Afrimi dhe më vonë negocimi nuk kanë të bëjnë se a do të zbatohen politika e BE-së , por me atë se si do të behët kjo punë”.
Davidi theksoi se raporti i progresit i cili po përcillet me vëmendje shumë të madhe nga opinioni në Kosovë është vetëm një element në zhvillimin e Kosovës. “Ai është i rëndësishëm, madje shumë i rëndësishëm, sipas pikëpamjes tonë jashtëzakonisht i rëndësishëm . Ne e bëjmë atë duke pas parasysh një qëllim shumë të rëndësishëm, zhvillimin në drejtim të kritereve të Kopenhagës e cila nuk mund të zëvendësoj agjendën e Kosovës për zhvillim. Agjenda evropiane nuk është një synim dhe qëllim për vetvete, është një instrument për zhvillim, progres për vet zhvillimin tuaj”, ka shtuar ai.
Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj tha se me vetë themelimin e Ministrisë është treguar përcaktimi i Qeverisë së vendit për ta vënë në prioritet numër një përgatitjen e Kosovës për integrim evropian. Ai tha se duhet hyrë reformave të cilat janë të gjata por të cilat janë domethënëse, jo për të treguar para UE se sa jemi reformuar por për të krijuar një shtet funksional i cili do të jetë në dobi të qytetarëve të vendit.
Në fund konferenca ka aprovuar projektin e konkluzioneve, të cilat do t'u përcillen të gjitha institucioneve.