E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina s’ka kapacitet të pengojë zgjedhjet serbe

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi konsideron se Qeveria e Kosovës nuk ka kapacitete për bllokimin e zgjedhjeve të Serbisë, të paralajmëruara që të mbahen të dielën, në veri të Kosovës.

“Nuk ka kapacitete...Mendoj që ju gazetarët duhet ta dini, sikurse dhe unë, se Republika e Kosovës nuk i ka kapacitetet e sigurisë të ndërtuara në atë masë sa të marrë vendime të tilla”, ka thënë Krasniqi, duke iu përgjigjur interesimit të medieve në lidhje me zgjedhjet e paralajmëruara ilegale serbe në veri të Mitrovicës këtë të diel.

Kuvendi i Kosovës, në mbledhjen e djeshme, mori qëndrim në lidhje me zgjedhjet ilegale serbe në veri të Mitrovicës, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar të mos lejojë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›