Integrimi Qeveria Parlamenti dhe shoqeria civile
Inflacioni qe ka perfshire politiken dhe opinionin publik me liberalizimin e pritshem te vizave ne zonen Shengen ka lene ne hije ceshtjen thelbesore te aspirates se shqiptareve integrimin europian. Nese fushata mediatike fosforeshente e qeverise perpiqet ta zhvendose me dashje vemendjen nga fati i fitimit ose jo te statusit te vendit kandidat te levizja e lire eshte e kuptueshme per shkaqe qe dihen ne impiantin e diskutimeve politike dhe publike ceshtja e vizave nuk duhet te zbehe reformat kryesore per integrimin ne familjen europiane. Nje qasje tjeter nga propaganda Shengen e qeverise sjell botimi nga fondacioni Soros i raportit te monitorimit te zbatimit te MSA-se si nje kontribut nga pozita te pavarura per te vleresuar progresin e reformave per zbatimin e MSA dhe axhendes europiane per anetaresim. Monitorimi i zbatimit per periudhen 2009-2010 i Planit Kombetar ne Zbatim te MSA PKZMSA hartuar per periudhen 2009-2014 shtrihet ne disa plane kriterin politik te Kopenhages administraten publike reformen ne drejtesi luften ndaj korrupsionit decentralizimin reformen ne sistemin e burgjeve mbrojtjen e minoriteteve dhe kriterit te standardit europian parandalimin e pastrimit te parave luften kunder drogave luften kunder krimit te organizuar dhe trafikut ilegal luften kunder terrorizmit mbrojtjen e te dhenave personale dhe koordinimin/monitorimin e procesit te integrimit europian.
Ne kete shkrim pertej rolit te Kuvendit per te realizuar funksionin e tij kontrollues ndaj qeverise dua te ndalem ne rolin qe mund dhe duhet te luaje media dhe shoqeria civile per te ushtruar presion pozitiv ndaj qeverise per zbatimin e angazhimeve te marra.
Propaganda me vizat dhe ngecja e reformavePrej dy vitesh vemendja e te gjitheve eshte fokusuar te liberalizimi i vizave duke lene pothuajse menjane realizimin e angazhimeve ku kerkesa e opozites dhe rezoluta e PE per transparence e procesit zgjedhor duhej te konsiderohej si prioritet nga te gjithe per marrjen e vendit kandidat dhe duke rrezikuar qe dhe ne kete ceshtje te mbetemi te fundit si dhe me liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave eshte nje aspekt i rendesishem pozitiv per te gjithe shqiptaret sepse i ben ata te levizin te lire ne zonen shengen por nuk ka impakt perfitimi direkt te pakten nga pikepamja kohore afatshkurter ne zhvillimin ekonomik te vendit sepse ne nje faze te pare ata qe do te udhetojne jashte vendit per turizem etj. do te shpenzojne nje pjese te kursimeve te tyre jashte Shqiperise nderkohe qe mund te kete efekte ne zhvleresimin e lekut dhe mbicmimin e euros.
Ndersa marrja e statusit te vendit kandidat ka nje impakt ekonomik dhe zhvillimor shume te madh sepse ajo na afron realisht me Europen pasi ekonomia do te jete me funksionale i ben bizneset me konkurruese dhe do te rriten ndjeshem grantet qe nxisin zhvillimin ekonomik dhe social te vendit. Pra ne qofte se liberalizimi i vizave eshte i rendesishem per cdo individ qe deshiron te udhetoje jashte marrja e statusit te vendit kandidat eshte e rendesishme dhe perfituese per cdo qytetar shqiptar per shoqerine dhe per ekonomine tone kombetare pasi do te synonte te vendoste standardet europiane brenda Shqiperise. Per kete mjafton te permendim vetem faktin se ne qofte se Shqiperia do te merrte statusin e vendit kandidat fondet qe BE-ja jep ne forme grantesh per Shqiperine do te 4 ndash 5-fishohen pra nuk do jene 80 milion euro sa jane parashikuar aktualisht por do ishin minimalisht 250 ndash 300 milione euro ne vit. Per kete mjafton tu referohemi fondeve qe merr Maqedonia apo edhe te shohim perpjekjet qe po ben politika serbe per marrjen e statusit te vendit kandidat dhe hapjen e negociatave per anetaresim. Kujtoj se keto jane fonde falas dhe jo kredi piramidale me interesa rreth 15 per qind si ajo e vitit te kaluar apo 75 si eurobondi per te cilat ekonomia jone ka shume nevoje.
Rishikimi i planit kombetar te MSAAutoret terheqin vemendjen per nje rishikim thelbesor te planit kombetar te zbatimit te MSA per ta kthyer ate ne nje dokument strategjik te besueshem per tu perdorur si nje udherrefyes baze ne rrugetimin e Shqiperise drejt BE. Per kete sugjerohet krijimi i nje mekanizmi per perfshirjen e shoqerise civile dhe grupe te tjera interesi ne kete proces rishikimi dhe monitorimi raportimi dhe trasparence te ketij plani. Ky propozim qe diskutohet prej kohesh ka ardhur koha te konsiderohet me shume seriozitet nga qeveria. Procesi i integrimit si sfide kombetare do jete i suksesshem vetem nese perfshihen gjithe aktoret e shoqerise shqiptare ku vec qeverise dhe Parlamentit behen pjese e rendesishme e ketij procesi shoqeria civile profesorati dhe grupe te ndryshme interesi. Per shembull Parlamenti e ka te veshtire te beje nje monitorim cilesor te procesit te integrimit dhe per kete arsye duhet kontributi i eksperteve te shoqerise civile si nje vlere e shtuar ne kete proces si per Parlamentin dhe per qeverine ku kapacitetet e administrates publike nuk jane ne nivelin qe kerkon procesi i integrimit.
Roli i shoqerise civileRaporti sugjeron hapjen ndaj shoqerise civile qe kjo e fundit te monitoroje shkallen e perafrimit te legjislacionit me ate te BE-se. Ky rekomandim vjen nga mungesa e informacionit te besueshem ne kete drejtim. Analiza mbi shkallen e perafrimit te legjislacionit tone do te nxirrte ne pah se cilet jane sektoret me te avancuar dhe ata me pak te avancuar apo problematikeper te kuptuar distancen reale nga BE dhe punen konkrete qe duhet te bejme per te zvogeluar kete distance qe shpejton integrimin europian.
Kujtoj se sipas nenit 6 te MSA Asocimi zbatohet ne menyre progresive dhe do te realizohet plotesisht pergjate nje periudhe transitore qe mund te shkoje deri ne dhjete vjet e ndare ne dy faza te njepasnjeshme. Gjate fazes se pare qe do te thote 5 vitet e para pas hyrjes ne fuqi te MSA synohet qe perafrimi dhe ekzekutimi i ligjeve te perqendrohet ne elementet themelore te acquis Tregu i brendshem si dhe si konkurrenca te drejtat e pronesise intelektuale industriale dhe tregtare prokurimi publik standardet dhe certifikimi sherbimet financiare transporti detar dhe tokesor sigurise dhe standardeve mjedisore aspekteve sociale ndash ligji per shoqerite tregtare kontabiliteti mbrojtja e konsumatorit mbrojtja e te dhenave shendeti dhe siguria ne pune dhe mundesi te barabarta. Kjo do te thote qe ky angazhim duhet te permbushet deri ne vitin 2011 sepse ceshtjet e tregut te brendshem kane hyre ne fuqi me marreveshjen interim qysh ne dhjetor te 2006-s. Kush me shume se media dhe shoqeria civile pervec opozites duhet tia kujtoje qeverise realizimin ne kohe te ketyre angazhimeve qe pas nje viti duhet te permbushen
Koordinimi institucioneveProcesi i integrimit europian i tejkalon limitet e ekzekutivit dhe eshte nje proces kombetar. Prandaj e konsideroj shume te rendesishem sugjerimin qe vjen per nje nevoje per mirekoordinimin e institucioneve si Ministria e Integrimit Europian Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti per programimin e fondeve te IPA. Nevoja per mirekoordinim eshte thene edhe me pare ne raportet e BE. Por mendoj se ka ardhur koha dhe eshte shume e mirepritur nga te gjithe nje analize e efikasitetit te perdorimit te fondeve IPA deri me sot per te parandaluar planifikimin jo efektiv te tyre. Per shembull sistemi i drejtesise si nje nga me problematiket per sa i takon funksionimit te tij si dhe sektori i bujqesise si nje nga aktivitetet ekonomike me kryesore qofte per sa i takon kontributit ne PPB ashtu edhe punesimit jane cilesuar si nga qeveria ashtu edhe nga BE-ja si dy sektore prioritare ne kuader te fondeve IPA. Do ishte ndihmese per Parlamentin te shihte pas ketij monitorimi nese keta sektore jane konsideruar prioritare ne shperndarjen e fondeve IPA vecanerisht kjo per programimin e IPA per 2011 qe tashme qeveria i ka paraqitur Komisionit Europian.
Per fat te keq per keto fonde informacioni mungon jo vetem ndaj shoqerise civile por edhe ndaj Kuvendit i cili me gjithe kerkesen e bere Ministrise se Integrimit nga Komisioni i Integrimit Europian nuk ka informacion per projektpropozimet e qeverise per IPA 2011 kur dihet qe keto propozime i jane paraqitur delegacionit te BE ne Tirane qe ne fillim te muajt korrik 2010 dhe tashme duhet te jene derguar ne Bruksel edhe fishat e projekteve te perzgjedhura nga qeveria. Prandaj rekomandimi ne kete raport te eksperteve te shoqerise civile per marrjen e informacionit per fondet e IPA si dhe krijimin e nje mekanizmi per konsultime te rregullta midis institucioneve te interesuara eshte shume i drejte dhe i vlefshem.
Ne perfundim uroj qe ky raport te sherbeje si material i vlefshem pune vecanerisht per ata sektore te qeverise qe jane te prapambetur ne realizimin e angazhimeve te marra duke vleresuar ne vecanti rekomandimet konkrete ne cdo sektor. Vetem keshtu kontributi i shoqerise civile nuk do te mbetet vetem ne nenin 14 te rregullores se Keshillit te Ministrave dhe do nxise me shume iniciativa te reja qe kontribuojne ne pershpejtimin e realizimit te aspirates europiane te shqiptareve.
Autorja Kryetare e Komisionit Parlamentar te Integrimit Europian