Nadia Marijuane seks dhe para
Heren e trete qe u takuam Kryeministri vendosi te shuaje nje kuriozitet te tijin Po ju me se merreni ne jete e kishte pyetur Silvio Berluskoni Nadia Makrigraven. Ajo vajza 27-vjecare brune dhe me floke te gjata i ishte pergjigjur e vene paksa ne siklet Po si keshtu Kryeminister...Une jam nje vajze shoqeruese. Ah jo kete nuk duhet ta kishit thene ok. Nje takim per tu njohur dy te tjere ne qender te se cilit ishin marredheniet seksuale me pagese per sherbimet e saj me kreun e qeverise vajza e re me origjine nga Rexhio Emilia tregon se eshte shperblyer me nje shume prej 10 mije eurosh. Ne dy raste kam pasur raporte seksuale me Kryeministrin dhe per cdo here Berluskoni me dha 5 mije euro. Pastaj bizhuteri Swarovski. Heren e dyte qe u takuan parate mi dha personalisht Kryeministri. I kishte futur brenda nje zarfi. Ajo feste u be ne Sardenje dhe ne te ftuarit pime te gjithe marijuane tregon vajza. Bota e Nadias dhe ajo e Kavalierit sipas asaj qe ajo ka rrefyer ne Prokurorine e Palermos u takuan per here te pare ne pranveren e vitit 2009 per te vazhduar me pas edhe ne fillim te ketij viti. Ne Milano pastaj ne nje vile qe nuk di te them nese ishte ne Arkore apo ne Makerio. Pastaj ne Sardenje me duket ne vilen lsquoCertoza. Nadia nje perdoruese e rregullt e kokaines tregoi ne rrefimet e saj pasaktesi dhe kujtime shpesh te mjegullta. Megjithate ato cfare ka treguar jane vertet tronditese. Ai thoshte le te vije tjetra dhe ndonjehere mblidheshim te gjitha bashke ne pishinen me hidromasazh ku kryenim raportet seksuale. Nadia qe 27 vjec i mbushi ne 7 prill ishte e sigurt se shume shpejt do te arrinte endrren e saj te futej ne Grande Fratello. Gjykatesve te Palermos u ka treguar se Gjithcka ndodhi per Pashket e 2009 ne Sardenje dhe ne prill te vitit 2010 ne Arkore. Nadia nje ish-kubiste modele ne Milano dhe ish-ortake e nje bari ne rrugen Xhovani XXIII ne Rexhio Emilia tregon se jeta e saj ndryshoi thuajse rastesisht E kam njohur Lele Mora-n nepermjet nje fare Federiko qe e kam takuar rastesisht ne rruge. Ai merrej me sigurine e tij. Keshtu sa hap e mbyll syte vajza u gjend ne boten e bukur te festave milaneze. Kam punuar edhe per Moran ka treguar ajo.
Takimi i pareHeren e pare qe shkova ne Arkore ndalova me pare ne shtepine e Lele Moras ne Milano ne rrugen Monza ku kishte edhe vajza te tjera. Prej andej shkuam ne studion e gazetarit dhe drejtorit te TG4 Emilio Feden. Ishte pikerisht ai qe bente nje fare perzgjedhjeje na pyeste per emrin dhe se cfare benim. Pastaj shkuam te shtata ne vilen e Presidentit me nje makine private. Ate nate ishte nje feste e madhe ne shtepine e Berluskonit. Kishte njerez te famshem kengetare sipermarres avokate notere. Pastaj kur te ftuarit largoheshin mbeteshim vetem ne qe alternoheshim me Kryeministrin. Ate here nuk ndodhi asgje mes Nadias dhe Silvio Berluskonit. Heren e pare qe u takuam nuk paten marredhenie seksuale. Megjithate mora si dhurata disa bizhuteri te vogla Swarovski.
Ne vilen CertozaAte nate ne Milano Kryeministri e ftoi mikeshen e tij te re ne Sardenje. Ishte ne kohen e festes se Pashkeve vitin e kaluar. Ne vilen e tij ne Sardenje ishin 25 vajza qe i ishin vendosur nga dy per dhome ku kishte marijuane qe sillej me avionin privat te Berluskonit per secilen prej tyre. Kam pare edhe te ftuar te tjere qe te pinin marijuane kurse Berluskonin jo ka treguar.
Serish ne MilanoRreth gjate muaj me pare ndodhi nje tjeter takim. Nje takim i tille u mundesua nga kryetari i Bashkise se Parmes. Une kur kam nevoje per para shkoj ne Parma aty eshte nje hotel i bukur afer stacionit dhe nje dite isha ulur ne bar. Aty takova dy burra kryetarin e Bashkise se Parmes dhe sekretarin e tij. Ky i fundit me tha se isha me fat pasi burri qe ishte me te ishte kryetari i bashkise. Me vone shkuam ne nje vile dhe atje kryem marredhenie seksuale. Mora 500 euro. Por Nadia Makri pretendonte me shume I kerkova kryetarit te bashkise nese mund te me vinte ne kontakt me Berluskonin dhe ai me tha se pas disa ditesh Kryeministri do te ishte ne Parma. Pas disa ditesh Berluskoni me telefonoi dhe vendosem te takoheshim ne Arkore. Ai ishte takimi i fundit.
Takimi me BrunetenNe fillim te kesaj historie Nadia Makri tregoi se ka hyre ne boten e shndritshme te politikes italiane vetem per nevojat e saj. Duhej te zgjidhte nje problem per kujdestarine e femijes. Mikesha ime Perla Genovesi me beri qe te njihja nje avokat te famshem ne Rome permes Renato Brunetes tregon ajo. Ishte viti 2006. Une me Perlen shkuam ne studion e Brunetes. Ne mbremje shkova bashke me Bruneten tek avokati Taormina dhe i dorezova gjithe dokumentacionin e nevojshem. Diten tjeter shkova ne shtepine e Brunetes. Per raportin seksual qe patem me dhuroi veshje bizhuteri dhe 300 euro. Une deshiroja te vazhdoja me tej ate lidhje per te fituar ca para me teper por kjo nuk zgjati shume. Ne fund Nadia mbeti e vetme me problemin e pazgjidhur. Avokati Taormina nuk u paraqit fare ne seancen gjyqesore dhe as nuk me ktheu dokumentacionin qe i kisha lene. Ato jane deklarata qe vetem nje njeri i cmendur mund ti beje. Ate person e njoha kater vjet me pare ne nje takim. E perlotur me tregoi per veshtiresite e saj personale replikoi ministri Bruneta. Nga ana e tjeter edhe Emilio Fede eshte mbrojtur duke deklaruar Nuk ka degjuar kurre per kete vajze me emrin Nadia Makri. Tani po behet nje loje e rrezikshme. Kushdo qe do te beje reklame mund te permende emrin tim. Dua tu jap nje keshille gjykatesve njerez te tille duhet te perfundojne ne burg ose me mire ne cmendine. Une nuk i kam prezantuar kurre Berluskonit asnje vajze as gratis dhe as me para. Edhe kryetari Bashkise se Parmes ka hedhur poshte akuzat se ka fjetur me te ne kembim te parave. E kam takuar ate vajze ne hotel afer nje stacioni - ka deklaruar ai duke perseritur fjalet e Makrit - por nuk kam shkuar me te ne shtrat. Nderkaq edhe mikesha e Nadias Perla Genovesi ka deklaruar se nuk ka qene asnjehere ne ndonje feste te organizuar nga Kryeministri. Por mikeshat e mia me kane thene se ne ato ambiente konsumohej droge.