E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi RamaQeveria te plotesoje kriteret

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se statusi kandidat për Shqipërinë nuk mund të vijë nëse qeveria nuk plotëson kriteret.

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor socialist për bashkëpunimin me mazhorancën për cështjen e reformave, Rama theksoi se qeveria nuk mund të fshehë kokën si struci duke fajësuar opozitën.

"Qeveria ka detyrim përmbushjen e kritereve që i kërkohen asaj dhe jo opozitës", theksoi Rama, duke shtuar se opozita ka dhënë një kontribut të pamohueshëm në miratimin e një sërë ligjesh. Rama ndër të tjera shtoi se PS do të punojë që statusi i kandidatit të mos kthehet në fatalitet, por njëkohësisht kujtoi se nëse qeveria do të punonte seriozisht në këtë kuadër, atëherë Shqipëria nuk do të mbeste pas Serbisë.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se Gjykata Administrative është sfida e radhës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›