Integrimi, Stefano Saninosot në Tiranë
TIRANË – Drejtori i përgjithshëm i Zgjerimit në KE, Stefano Sanino , vjen sot në Tiranë për herë të tretë brenda pak muajsh. Qëllimi kryesor i vizitës së tij është realizimi i 12 pikave të kërkuara nga BE, si dhe situata aktuale politike në vend.
Gjatë paradites ai do të takohet me kryeministrin Berisha dhe kreun e PS Rama, ndërsa në orën 18.15 do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Një ditë më parë ka qenë i pranishëm drejtori për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Pierre Mirel, i cili morri pjesë në mbledhjen e tretë të Komitetit të Stabilizim Asocimit.
Ndërkohë, eurokomisioneri Stefan Fyle ka anulluar vizitën e parashikuar në Tiranë. Zyrtarisht nuk jepen detaje për arsyen e këtij vendimi.
Dje përfundoi takimi i tretë i Komitetit të Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri, ku Drejtori i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor nuk dha asnjë garanci për marrjen e statusit, ndërsa nënvizoi si të rëndësishme heqjen e imunitetit dhe zgjidhjen e çështjes së pronave.
(aq/sg/shqiptarja.com)