E Diel, 1 Nëntor 2026

Zef Brozi: Kujdes BamirBerisha të shkatërron partinë

Të tjera rreth shkrimit PJESA E PARE E INTERVISTES/ Zef Brozi: Lëvizje pranvere kundër Tiranisë Berisha TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com vazhdon sot publikimin e pjesës së dytë të intervistës së Zef Brozit, ish kryetarit të gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë.

Juristi i ditëve të para të demokracisë thotë se Berisha po përdor dosjet e ish të përndjekurve dhe e akuzon si njeriun që në 1992, së bashku me disa eksponentë të PD-së nuk donin të hapeshin dosjet. “Mbase ai donte të fitonte kohë për të zhdukur implikimet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij...Nuk duhet të lihen në harresë akuzat e Hysen Shoshorit"- thotë Zef Brozi i cili prej 1995 banon në Amerikë, ku u largua pas shkarkimit të tij nga Berisha, (atehere president), kercenimeve te shumta dhe ndjekjes së SHIK-ut.

Zef Brozi jep perceptimin e tij për partinë e re të Bamir Topin, e cila "duhet të ruhet nga shantazhet" dhe rolin që Berisha mund të lozë për ta shkatërruar.

Në intervistën e publikuar sot do të lexoni dhe cfarë mendon Zef Brozi për Edi Ramën, ku gaboi ai, për Gazmend Oketën e Kreshnik Spahiun. Cili është roli i ndërkombëtarëve në ecjen përpara të Shqipërisë, dhe a ka shpresë që vendi ynë të bëhet nga Shqiptarët.
 
Në numrin e djeshëm Zef Brozi komentoi për emocionet e lëvizjes së dhjetorit dhe pse mendon se studentët e sotëm duhet të bëjnë “lëvizjen pranverore”. Raportet e tij me Sali Berishën nga viti 1991 deri në vitin 1994 dhe përndjekja e persekutimi, deri në akuzën që i bën Berishës për eleminim fizik në vitin 1995, nga ku më pas u detyrua që të marrë azilin politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zef Brozi jep përshtypjen e tij për parinë e Tiranës dhe thotë se mbi kryeministrin aktual rëndojnë krime për të cilat ai duhet të japë llogari. Pjesen e pare te intervistes mund ta lexoni ketu
http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=74319&IDCategoria=1
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›