E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi i Albpetrol sot nëKuvend, Braçe: Eshtë skandal

TIRANE- Kuvendi pritet të përfshihet në debate në lidhje me pr/ligjin për privatizimin e Albpetrol. Grupi PS ka deklaruar votën kundër dy projektligjeve më të rëndësishme që lidhen me shitjen e kompanise shtetërore Albpetrol.

Deputetet socialiste kundështojnë privatizimin e kompanisë së vetme të nxjerrjes së naftës në vend, pasi sipas tyre po bëhet në mungesë të plotë të transparencës. Ata do të kerkojnë në seancë përse s'është bëre analiza e plotë e gjendjes aktuale te Albpetrol e përse qeveria po ngutet në privatizimin e kësaj kompanie pa ditur vlerën e saj reale.

ERION BRACE: DO DESHMOJME SKANDALIN ME TE MADH ME PASURINE KOMBETARE
“Duke filluar nga ora 10.00, ne kuvend, ne deputetët e opozitës do dëshmojmë për:skandalin me te madh ne Shqiperi me pasurine kombetare, naften dhe gazin! miliona euro pasuri per kompanite e huaja te naftes! zero euro tatim fitimi per qeverine dhe shtetin shqiptar! nuk mjafton vetem kjo, por sot merret vendimi i ri: privatizuesit te shoqerise publike Albpetrol i falen 50 milion euro cdo vit, para kjo qe i takon vetem shtetit shqiptar! vendimin per kete dorovitje shume milioneshe e ka marre sali berisha!”- shkruan Erjon Braçe në profilin e tij në facebook, pak para se të nisë seanca e sotme parlamentare.

PR/LIGJET E TJERA
Në rend të ditës është caktuar dhe shqyrtimi i pr/ligjit për “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në fushën e përfaqësimit konsullor”; Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Malit të Zi”; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)”; projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.7811,datë 12.4.1994, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim).”
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›