Integrimi dhe kriza, Topi takohet me Fyle në Stamboll

Presidenti Bamir Topi, është takuar sot në Stamboll me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Stefan Fyle.
Lajmi bëhet i ditur nga presidenca e cila thekson se në takim të dy personalitetet e larta kanë diskutuar mbi liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.
Gjithashtu në bisedë është vënë theksi edhe në marrjen sa më shpejt të statusit kandidat për në Bashkimin Europian.
Një vend të veçantë në takimin e presidentit Topi me komisionerin për zgjerim Stefan Fyle ka zënë edhe situata politike në vend dhe gjetja e një kompromisi mes dy palëve politikë për zgjidhjen e krizës.
Presidenti Topi, po zhvillon një vizitë treditore në Turqi ku do të marrë pjesë në dy Samitet e Stambollit.