E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet për Bleona Matën, prokurorët rimarrin në pyetje prindërit e 6-vjeçares

Kur ka kaluar një muaj nga zhdukja e Bleona Matës nga Zapodi nuk ka asnjë informacion, prokurorët e krimeve të rënda kanë mbërritur sërish në Kukës ku kanë marrë në pyetje prindërtit e 6-vjeçares.

çifti Mata është marrë në pyetje për disa orë me radhë, por eskpertët nuk bëjnë të ditur asnjë detaj nga deklaratat e prindërve të 6-vjeçares së Zhdukur.

Ndërkaq, ekspertët kanë rimarrë në pyetje dhe 5 vajzat që panë për hërë të fundit 6-vjeçaren Bleona Mata më datë 22 maj, ditë kur humbën dhe gjurmët.

Edhe për këtë rast, prokurorët nuk japin asnjë informacion, por mësohet se qëllimi i rimarrjes në pyetje të vajzave është ballafaqimi i deklarimeve.

Vajzat që panë për herë të fundit Bleona Matën, janë marrë edhe më parë në pyetje në Kukës dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Mësohet se prokurorët janë ndalur në mënyrë të veçantë te pesë të rejat, pasi prindërtit e Bleona Matës kanë hedhur akuza se vajzat kanë gisht në zhdukjen e 6-vjeçares.

Bleona Mata u zhduk nga fshati Zapod më datë 22 maj, dhe që prej asaj dite për fatin e 6-vjeçares nuk ka asnjë informacion.

Kërkimet janë shtrirë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, por ngjarja vijon të jetë e mbuluar me mister.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›