E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Milot-Rrëshen,plagosen 6 kosovarë

Të paktën 6 persona mbetën të plagosur si pasojë të një aksidenti të katërfishtë në autostradën Milot- Rrëshen.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit pranë fshatit Skuraj.
Fillimisht një trajlet me targa të Kosovës që drejtohej nga Afrim Përgjegjaj nga Deçani, doli jashtë rruge për pasojë të lagështirës dhe përfundoi disa metra jashtë saj. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i trajlerit Afrim Përgjegjaj 46 vjeç si dhe pasagjeri Besim Zekaj 31 vjeç.

Ndërkaq, manovrimi i trajlerit ka frikësuar shumë prej drejuesve të automjeteve që udhëtonin prapa. Tre mjete të tjera me targa të Kosovës u përfshinë në aksident.

Për pasojë mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, të gjithë nga Kosova. 6 të plagosurit u dërguan me urgjencë për në spitalin e Lezhës, ku morën ndihmën e parë dhe po mbahen në trajtim mjeksor.

Aksidenti i katërfishtë bëri që autostrada të bllokohet për rreth 30 minuta duke krijuar vështirësi në lëvizje.

Policia e Kurbinit bën të ditur se shkak i aksidentit ka qenë lagështira ne rrugë si dhe shpejtësia e madhe e mjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›