E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliçan, Withers: Të shmangen ngjarje si Gërdeci

Qeveria amerikane i jep me qera një pajisje për demontim armësh Kombinatit Shtetëror të Armëve të Poliçanit në Shqipëri.
Pajisja e quajtur TRAZ, është inaguruar sot në Kombinatin e Poliçanit ku ishte i pranishëm ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers.
Mjeti i mbërritur nga SHBA, arrin të demontojë deri në pesë tonë municione brenda 24 orëve.
Ambasadori amerikan tha se pajisja i shkon në ndihmë Shqipërisë për të demontuar armët duke shmangur ngjarjet tragjike me pasoja të rënda që mund të sjellë ky proces.
"Të gjithë duhet të kujtojmë ditën e tmerrshme të tragjedisë së Gërdecit të 15 marsit 2008, atë ditë në pamë me sytë tanë shpërthimin dhe të gjithë pasojat që ndodhën", tha ambasadori i SHBA.
Ai shtoi se kjo ngjarje ishte e tmerrshme dhe shkatërruese.
"Ajo ngjarje na tregoi se sa shkatërruese është për jetën e njeriut ai shpërthim që ndodhi dhe të gjithë këto armë të pashpërthyera. Faktet flasin vetë pasi në Polican po shkatërrohen fishekë me një shpejtësi të madhe dhe ne si qeveri jemi krenarë që mund tju ofrojmë ekspertizën dhe burimet tona për tju ndihmuar në këtë proces", tha ambasadori amerikan Withers.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›