Integrimi i Ballkanit Perëndimor, Olaf Scholz thirrje BE-së: Koha që Europa të mbajë premtimet
Kancelari Gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për një Bashkim Europian të zgjeruar dhe të reformuar që ëstë më gjeopilitik në pikpamje dhe veprime.
Fjalimi i tij ka ardhur teksa ligjvënësit festojnë paqen e pas luftës së Dytë Botërore mes anëtarëve të Bashkimit Europian.
Gjithashtu, gjatë fjalës së tij kancelari preku tema që përfshijnë tregtinë e lirë, pranimin e anëtarëve të rinj dhe migrimin.
"Ka shumë kuptim që të nënshkruhen me shpejtësi marrëveshje të reja të tregtisë së lirë me Mercosur, Meksikën, Indinë, Indonezinë, Australinë, Keninë dhe në afat të gjatë me shumë vende të tjera," tha Scholz.
"Nëse ne vazhdojmë negociatat e pafrytshme mbi marrëveshjet e reja të tregtisë së lirë për vitet në vijim, të tjerët do të diktojnë rregullat me standarde më të ulëta mjedisore dhe sociale," paralajmëroi Scholz.
Ndër të tjera kancelari tha se Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimin e saj ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa siguron që ata do të ndërmarrin reformat e nevojshme për të qenë në gjendje të bashkohen me bllokun.
“Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe Ukrainës, Moldavisë e ndoshta edhe Gjeorgjisë, se e kanë vendin në Evropë.
Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e veta. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh“, tha kancelari gjerman.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
