Integrimi i FA në NATO, përcaktohen sfidat
U zhvilluar sot në ambientet e Akademisë Ushtarake konferenca për fazën tretë të Integrimit të plotë të Forcave të Armatosura shqiptare në NATO. Qëllimi i kësaj konference ishte identifikimi i sfidave që përballen këto Forcat për integrimin e plotë.
TIRANE- Është zhvilluar sot në ambjentet e Akademisë Ushtarake konferenca për fazën tretë të Integrimit të plotë të Forcave të Armatosura shqiptare në NATO. Konferenca kishte si qëllim identifikimin e sfidave me të cilat përballen Forcat e Armatosura Shqiptare për të mundësuar integrimin e plotë. Gjenerali i Komandes Strategjike të NATO-s Kjell Skare dhe zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm Zyber Dushku bashkëdrejtuan konferencën .Në fjalën e tij gjenerali Skare tha Komandat e NATO-s dhe strukturat e saj, do të vazhdojnë mbështetjen për Forcat e Armatosura shqiptare duke shtuar se ky proces është një proces afat-gjatë.
Të qënit anëtar i NATO-s, pas Samitit të Prillit nuk do të thotë se jemi edhe të integruar. Ne e kemi parë anëtarësimin si proces, dhe si i tillë ai nuk mbaron me anëtarësimin, por vazhdon me integrimi i plotë” u shpreh Gjeneral Dushku në fjalën e tij.
Punimet e konferencës u përqendruan në mbështetjen funksionale dhe ushtarake që planifikohet për forcat e armatosura shqiptare si në atë të logjistikës, strukturës, lidershipit e personelit. (a.r/news24/balkanweb)