E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle mobile feston 1 vjetorin e hyrjes në tregun shqiptar

 

TIRANE- Eagle mobile feston ditëlindjen e parë. Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle mobile, ka shënuar 1-vjetorin e hyrjes në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, ku ishin të pranishem drejtues dhe punonjës të kompanisë, drejtori i përgjithshem Ali Tashken tha se që nga 12 marsi i vitit të kaluar shqiptarët e kanë ndjerë ardhjen e Eagle mobile. “Ne themeluam dhe ngritëm në këmbe një markë, një markë shqiptare e cila kapi suksesin në një kohë rekord. Që nga mbulimi e deri te tarifat, që nga risitë teknologjike e deri të cmimet e ulta, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të shqiptarëve “ – tha Tashken.
Eagle mobile, në këtë përvjetor të parë hodhi në treg dy tarifa të reja “Proring Corporate” dhe “Proring Business”. Aktualisht Eagle mobile zotëron 13% të tregut të telefonisë celulare me rreth 385 mijë abonentë. (News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›