Integrimi i Shqiperise Sanino Rruge e gjate por e mundshme
TIRAN Drejtori i Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Europian Stefano Sanino ishte dje ne Tirane per ti kerkuar klases politike shqiptare qe te fokusohet ne disa prioritete kyce pasi sic u shpreh vete ai rruga e integrimit eshte e gjate por plotesisht e mundshme. Fillimisht Sannino eshte takuar me zv/kryeministrin dhe ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto. Ne takimin me kete te fundit Sanino vleresoi arritjet e deritanishme dhe theksoi se BE deshiron te shohe Shqiperine te ece perpara drejt marrjes se statusit te vendit kandidat dhe fillimit te negociatave per anetaresim. Sipas tij eshte shume e rendesishme qe axhenda europiane te jete nje prioritet kryesor kombetar dhe te gjitha forcat politike duhet te angazhohen ne kete drejtim. Ndersa ne mbledhjen e komisionit parlamentar te Integrimit ku merrte pjese edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu Sanino theksoi se Plani i Veprimit duhet te jete nje dokument i konsoliduar nga te gjitha palet. Une duhet tju inkurajoj ne nje proces te rendesishem sic eshte ai i rishikimit te Planit te Veprimit i cili duhet te jete nje dokument me vizionin me te mire per te ardhmen dhe perspektiven tuaj europiane. Ky nuk duhet te jete nje dokument per te cilin njera pale punon dhe tjetra kritikon nuk duhet te jete as i qeverise as i opozites as i shoqerise civile as i frymezuar nga Bashkimi Europian duhet te jete nje dokument i konsoliduar i pelqyer nga te gjitha palet gjitheperfshires baza e punes per te gjithe ne 8211 tha drejtori i Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Europian Sanino. Thuajse te njejtin mesazh Sanino percolli edhe gjate punimeve te seminarit Fuqizimi i parlamenteve dhe integrimi europian organizuar nga Instituti IPALMO ne bashkepunim me ambasaden e Italise ne Tirane Dhomen e Deputeteve italiane dhe Parlamentin shqiptar qe u mbajt ne seline e Kryesise se Kuvendit. Gjate ketij takimi drejtori i Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Europian Stefano Sanino theksoi se procesi i integrimit europian u perket te gjitha forcave politike te te gjithe vendit. Nga te gjithe anetaret e Komunitetit Europian ka nje gatishmeri te plote dhe nje vullnet te madh per ta mbeshtetur kete proces. E them me nje bindje te thelle se Shqiperia i ka te gjitha energjite forcat dhe aftesite per te ecur me shpejtesi ne kete proces te integrimit. Per kete eshte themelore perpjekja e gjithe forcave politike. Procesi i integrimit europian u perket te gjitha forcave politike te gjithe vendit. Nuk eshte nje monopol i nje ane te politikes dhe suksesi eshte suksesi i te gjithe forcave politike. Ky eshte nje element i rendesishem sepse bashkimi i qellimeve perfaqeson klasen qe mund ti lejoje Shqiperise te kete suksese ne kete proces 8211 tha ai. Sanino zhvilloi gjithashtu takime me kryeministrin Sali Berisha liderin e opozites Edi Rama dhe Presidentin e Republikes Bamir Topi. Ne takimin me kete te fundit Sanino vleresoi dialogun e nisur per miratimin e disa ligjeve qe kerkojne tre te pesta por nenvizoi domosdoshmerine e ruajtjes se ritmit te reformave integruese duke plotesuar dymbedhjete kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian per te marre statusin e vendit kandidat nga ana e Shqiperise.