Propozimi burg per ata qe votojne familjarisht
Te votosh per te tjeret apo te lejosh nje zgjedhes qe te votoje per dike tjeter do te perbeje veper penale dhe mund te denohet me gjobe deri ne dy muaj burg. Faktikisht behet fjale per njerin prej disa amendimeve qe kane paraqitur kater shoqata grash per Kodin Zgjedhor por cka me shume gjasa mund te behet pjese e amendimeve qe Komisioni i Reformes Elektorale do ti paraqese Kuvendit per miratim.
Nisur pikerisht nga fakti se votimi familjar apo ne grup eshte kthyer ne nje fenomen shqetesues ne te gjitha zgjedhjet e shkuara organizatat qe mbrojne interesat e grave i propozojne komisionit te Reformes Zgjedhore qe ne nenin 169 te Kodit Zgjedhor te shtohet nje pike me kete permbajtje Votimi me shume se nje here votimi familjar dhe votimi ne grup nga ana e zgjedhesit perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose heqje lirie deri ne tre muaj. Ky propozim i perket vetem mases se ndeshkimit qe duhet te marre zgjedhesi qe e kryen kete veper pasi shoqatat e grave propozojne masa edhe per ate qe e lejon dhe ketu pergjegjesia duhet te bjere mbi kryetarin e komisionit. Ato propozojne qe ne nenin 171 te Kodit Zgjedhor te shtohet nje pike me kete permbajtje ose me permbajtje Lejimi nga ana e anetareve te KQV i votimit familjar perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ne masen 90 000 leke. Pjese e kesaj pakete propozimesh jane edhe nje sere alternativash qe paraqesin keto organizata per sigurimin e 30 per qindeshit te grave ne lista e deputeteve.