E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Aksident i rende ne segmentin rrugor Ballsh - Tepelene

Policia njoftoi se si pasoje e nje aksidenti te rende te linjes se autobuzeve Tirane-Athine te pakten 9 persona humben jeten dhe rreth 41 te tjere u plagosen disa prej te cileve ende ne gjendje te rende.

Dhjetera trupa te policise dhe reparteve zjarrfikese i nxorren viktimat nga skeleti i autobuzit qe rreshqiti ne humnere ne segmentin qe lidh Ballshin me Tepelenen ne rreth 100 meter thellesi nga aksi rrugor.

Policia po heton deshmite e disa prej udhetareve te cilet pohuan se shoferi nje shtetas grek ne momentin e aksidentit ishte duke folur ne telefon. Deshmi te tjera e lidhen aksidentin me drejtimin pa kujdes te mjetit duke hedhur dyshime se shoferi kishte konsumuar pije alkolike.

Rezultatet e ekspertizes pritet te dalin sot nga policia e qarkullimit rrugor te Fierit. Burime paraprake thane se drejtuesi i mjetit i mbijetoi aksidentit dhe po merr ndihme spitalore.

Operacioni i shpetimit te udhetareve qe zgjati mbi kater ore u krye ne nje terren mjaft te veshtire dhe me reshje nderkohe qe te plagosurit moren ndihmen e pare ne spitale te ndryshme si ate te Gjirokastres Tepelenes dhe Fierit.

Policia tha se rreth ores 23.30 nga autobuzi eshte bere e mundur te nxirren te gjithe udhetaret dhe pritet qe bilanci perfundimtar i aksidentit te mesohet gjate dites se sotme pasi te plagosurit jane shperndare ne spitale te ndryshme .

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili dhe Zv. Ministri I Brendshem Avenir Peka kane ndjekur nga afer operacionin duke kordinuar edhe te gjithe ndihmen per te plagosurit.

Aksidenti eshte nga me te rendit e ketyre viteve te fundit ne aksin rrugor qe lidh Fierin me Tepelenen. Shumica e te plagosurve dhe viktimave jane te rinj te grupmoshave te ndryshme dhe nga zona te ndryshme te Shqiperise. Qe te gjithe udhetonin ne drejtim te qyteteve te ndryshme te Greqise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›