E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasok fiton zgjedhjet lokale

Kryeministri i Greqise Jorgo Papandreu e terhoqi kercenimin se do te kerkonte zgjedhje te parakohshme. Ai tha se zgjedhjet e djeshme lokale treguan se votuesit deshirojne qe qeveria te vazhdoje reformat. Greqia po zbaton masa te rrepta per shkurtimin e shpenzimeve qeveritare duke perfshire uljen e rrogave rritjen e taksave dhe ngrirjen e pensioneve.

Kryeministri Papandreu kishte premtuar se do te kerkonte zgjedhje te parakohshme nese partia e tij Pasok do te humbte ne zgjedhjet per 13 guvernatore rajonale dhe 325 kryetare bashkie te cilat shiheshin si referendum per masat e marra nga qeveria per shkurtimin e shpenzimeve.

Por zoti Papandreu e terhoqi kercenimin duke thene se votimet ne zgjedhjet lokale treguan se greket duan qe qeveria e tij te vazhdoje perpjekjet per ta nxjerre vendin nga kriza financiare.
Njerezit e mbeshtesin qeverine atehere perse duhet te shkojme ne zgjedhje te parakohshme

Kryeministri kishte premtuar se do te kerkonte zgjedhje te parakohshme nese partia e tij Pasok do te humbte ne zgjedhjet lokale te cilat shiheshin si referendum per masat e marra nga qeveria per shkurtimin e shpenzimeve.
Parashikimet zyrtare tregonin se kandidatet e mbeshtetur nga socialiset ishin perpara ne shtate nga 13 garat rajonale megjithese tre prej tyre me diference te ngushte.
Rezultatet e 45 perqind te votave te numeruara tregoning se Pasoku dhe konservatoret kryesonin secili ne gjashte rajone ndersa ishin thuajse baraz ne rajonin e fundit.
Mendoj se qeveria e ka ruajtur fuqine dhe kjo i jep mundesine te vazhdoje politikat e saj. Greqia po kalon nje periudhe te veshtire historike dhe votuesit kane treguar se duan qe vendi te ece perpara.

Ne zonat ku nuk do te kete fitues te qarte balotazhet do te zhvillohen me 14 nentor.
Greqia po vezhgohet nga afer nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe Bashkimi Evropian te cilet i kane dhene nje pakete kredish prej 140 miliard dollaresh ne menyre qe vendi te paguaje borxhet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›