E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi i vonuar

Analiza e ecuris se proceseve integruese eshte nje mundesi per te qartesuar sfidat konkrete te rajonit dhe vendit tone.Si ka ecur anetaresimi ne NATO dhe BE te pranuara si prioritete kombetare dhe per te cilat ka konsensus?

Shkalla e mbeshtetjes publike per te dy proceset eshte me e larta jo vetem midis vendeve te rajonit por edhe ne vete historin e zgjerimit te tyre.

Edhe pse ne kete ambjent kaq mbeshtetes, procesi ne Shqiperi ka ecur me ngadale ne krahasim me te gjitha vendet e rajonit dhe gati ne te gjitha fazat e tij.

Anetaresimi ne NATO mund te realizohet ne 60 vjetorin e themelimit te kesaj aleance, Prill 2009.Paralajmerimet e fundit nga diplomatet per disa risqe potenciale per kete proces kerkojne jo thjeshte pergjigje ne distance.

Nje ambient krej ndryshe konstatohet ne procesin e anetaresimit ne BE.Ky proces ka disa faza, t cilat percaktojne jo thjeshte kronologjine e tij por edhe certifikimin progresiv te plotesimit te kritereve themelore.

Vonesat gjate fazave te ndryshme jane pasoje e reformave te cunguara ne funksionimin e shtetit ligjor, luften kunder korrupsionit, lirine e medias, pavaresine e institucioneve kushtetutese dhe performancen e administrates publike.

Me konkretisht, faza e pare eshte celja e negociatave per marrveshjen e Stablizim Asociimit dhe nenshkrimi i saj midis qeverise dhe Komisionit Europian.

Sipas studimeve per vendet e Ballkanit Perendimore, kjo faze ka zgjatur rreth 41 muaj per Shqiperine ( Janar2003-Qershor 2006), vetem 5 muaj per Kroacine, 5 muaj per Maqedonine, 13 muaj per Malin e Zi dhe 5 muaj per Serbine.

Faza e dyte e ketij procesi eshte aplikimi per anetaresim ne BE dhe fitimi statusit te vendit kandidat. Ne kete faze kane kaluar deri tani vetem dy nga vendet e rajonit tone, pikerisht Kroacia dhe Maqedonia. Per Kroacine kjo faze ka kerkuar rreth 16 muaj dhe per Maqedonin rreth 35 muaj. Bosnia, Serbia dhe Shqiperia nuk kane perfunduar akoma ratifikimin e MSA.

Shqiperia e ka nenshkruar marreveshjen ne qershor te vitit 2006 dhe shpresonte ta perfundonte ratifikimin ne qershor 2008. Ky eshte deklaruar si objektiv i politikes shqiptare, diplomacia qeveritare dhe ajo parlamentare duket se deshtuan.

Akoma ka dy vende per ta ratifitikuar marreveshjen, keto jane Greqia dhe Gjermania. Nse keto dy vende do ta ratifikojne deri ne fund te vitit 2008 koha per perfundimin e ratifikimit tenton te jete rreth 30 muaj. Ky proces mund te zgjatet akoma me shume nga mos ratifikimi edhe i nje vendi te vetem.

Perfundimi i ratifikimit nuk nenkupton perfitimin e statusit te vendit kandidat. Vonesat ne perfitimin e statusit te vendit kandidat vec te tjerave vonojne edhe aksesin e vendit tone ne nje sere fondesh shume te rendesishme dhe te konsiderueshme qe BE u ofron vendeve kandidate perpara anetaresimit.

Kroacia priti rreth 16 muaj pas aplikimit per anetaresim qe te behej vend kandidat, ndersa Maqedonia priti rreth 21 muaj.
Duket se Shqiperia ka perpara nje periudhe jo te shkurter, se pari te perfundoj ratifikimin nga te gjitha vendet e BE, se dyti te paraqes kerkesen zyrtare Keshillit Europian per anetaresim dhe se treti te perfitoj statusin e vendit kandidat.

Ndersa e ardhmja europiane e vendeve te Ballkanit Perendimor deklarohet qarte dhe ne menyre te perseritur nga te gjithe lideret e BE, askush nuk mund ta fsheh qe jo vetem pas referendimit irlandez, hapat e ndermjetem per anetaresim ne BE do te jene me te gjate.

Hapi I fundit ne kete proces eshte marrja e vendimit per fillimin e negociatave te anetaresimit, kalimi nga nje vend kandidat ne nje vend anetar.

Serish ky proces kerkon kohen e tij. Kroacia pas fillimit te negociatave te anetaresimit ne Tetor 2005,ka rreth 3 vjet qe nuk I ka perfunduar ato.
Nse anetarsimi I saj do te behet ne Janar 2010 kjo faze e fundit do ti zgjas Kroacise jo pak, por kater vjet e gjysem dhe nse anetaresimi do te vonohet per ne 2012 pritja do te jete rreth 6 vjet.

Maqedonia eshte ne pritje qe prej Dhjetorit 2005 per te filluar negociatat per anetaresim. Nuk mund te parashikohet lehte sa do te zgjas pritja per te hapur negociatat per anetaresim dhe sa do te zgjasin keto negociata deri ne anetaresimin e plote ne BE.

Optimistet shpresojne qe deri ne fund te vitit 2008 Maqedonia te kete arritur te eli negociatat per anetaresim. Prfundimin e tyre dhe anetaresimi do te jete nje proces jo I lehte dhe ndoshta i gjate. Me problemet reale te Maqedonis, sht vshtire te jesh optimist se faza e fundit e anetaresimit do te jete me e shkurtr pr kt vend, ka do te thot se antarsimi mund te jete opsion I viteve 2012-2015.

Akoma me e vshtire sht te parashikosh nje date kur Shqiperia do te jete vend anetar i BE.
Shqiperia deri tani ne te dyja fazat e procesit te anetaresimit ka pasur vonesa ndaj ato jane me te gjata se cdo vend tjeter i rajonit.

Nse do te kemi te njjtin fenomen te vonesave te gjata te fazave te tjera, eshte e sigurte qe: se pari, procesi i anetaresimit I Shqiperise te jete shume me i gjate se i vendeve te tjera, se dyti qe vendet e tjera qe i nisen keto procese me shume vonese per shkak te konflikteve dhe luftrave mund te ecin me shpejte se Shqiperia.

Edhe pse Shqiperia ka qene nga vendet e para te rajonit qe kerkoi anetaresimin ne BE, te pakten deri tani konstatohet se ne kemi respektuar traditn e hidhur historike, duke qene serish te fundit ne do oportunitet historik per te ardhmen tone europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›