E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi merr 82 milionë euro, por Bregu dhe Duma nuk njihen

Majlinda Bregu dhe Grida Duma

Çfarë kanë të përbashkët ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe zëvendësministrja e Integrimit, Grida Duma? Integrimin, sapo e lexuat… Që nuk njihen me njëra-tjetrën, sapo e patë nga kjo foto. Të ulura ngjitur në tryezën për progamin IPA, edhe pse kanë marrë lajmin e gëzueshëm që Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 82 milionë euro, Bregu dhe Duma duket sikur nuk kanë asnjë lidhje institucionale me njëra-tjetrën. Nëpër fotot e ardhura në redaksi nga ky eveniment, ministrja dhe zëvendësministjra, funksionaret më të larta që punojnë për integrimin e Shqipërisë, janë fokusuar kryesisht me kokën mënjanë, ose në rastin më të mirë, me sytë mbi broshurat që kanë përpara vetes. Njëra bionde dhe tjetra brune, dy zonjat e Ministrisë kanë bërë kontrast me look-un e tyre gjatë tryezës, por kontrasti më i fortë ka qenë mungesa e komunikimit të tyre. Për shkak se Duma është emëruar së fundmi në dikasterin e Integrimit, në tetor 2011, mbase nuk ka shumë marëdhënie miqësore me Bregun, e cila është prej vitesh në krye të këtij institucioni. Megjithatë, kur bëhet fjalë për një eveniment për integrimin e Shqipërisë dhe për më tepër, kur arrihet një marrëveshje prej 82 milionësh për vendin, është një arsye e madhe që këto dy zonja të fillojnë të miqësohen. Ose së paku, të pranojnë me një buzëqeshje para aparatit fotografik, në mënyrë që të kuptojmë se njihen!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›