Armand Sallabanda Nudot e VIP-ave shqiptare

Ai ka vite qe merret seriozisht me fotografine per te cilen ka braktisur edhe nje pune te rehatshme ne administrate. Arti e ka joshur me shume sesa orari zyrtar i punes ne ministri fotografin Armand Sallabanda i cili vetem tri dite me pare ka celur ekspoziten e tij te pare edhe ate te perbashket me piktorin Shpend Bengu duke nderthurur ngjyrat me bardhe e zine kalldremet me nudothellip Nje shkrirje e pazakonte kjo por qe ka funksionuar. Stili neoklasik i fotove ku nderthuret vintage me glamurin kane ngjallur shume kersheri sidomos kur mes tyre ka edhe nga ato qe provokojne. Fotot glamur kane nje kombinim te sensuales ku nuk ka shume elemente te trupit natyrisht ka edhe nudo integrale por e sjelle ne nje situate te caktuar ku fotoja nuk ngjan erotike. Nje femer e zhveshur teresisht brenda nje gjeneratori ne Kombinat nje tjeter joshese qe sillet neper shtrat dikush qe luan me fustanin ende te paveshurhellip Une jam munduar te tregohem sa me i kujdesshem sepse e di mire qe vija qe ndan ate qe konsiderohet artistike nga banalja eshte shume e holle dhe shpesh mund te kapercehet. Duhet te jesh mjaft i kultivuar ne shijen artistike dhe me horizont te gjere qe te mos shkelesh ne terrene te tilla - na shpjegon fotografi qe sot eshte nje nga emrat me te njohur te fushes ne Shqiperi dhe qe punon prej disa nga revistave me ne ze. Pjese e punes se tij jane qe nga fotot klishe me personazhe burokrate apo me cupelina te bukura ekranesh qe nuk ngurrojne te tregojne gjithe asetet por me interesantet mbeten ato me persona atikipe sic eshte rasti i Arian Canit qe guxoi te shfaqej ne nje kopertine si nje djall... Me ne fund nuk ngjajme te gjithe njelloj neper fotografi te njejtat pozicione e njejta mode veshjesh e njejta dore fotografi i njejti kendveshtrim. Ndryshe nga fotot ne revista keto te ekspozites jane glamur jo fashion - sqaron Sallabanda i cili inspirohet nga emra si Helmut Newton Richard Avedon Herb Ritt Peter Lindbergh Mario Testino Ruven Afandor Ellen von Worth etj.
Pa dyshim qe me te preferuarat e tij mbeten ato qe shpalosin me me vertetesi femren shpirtin dhe bukurine e saj. E kur vjen puna ketu te gjithe artistet jane njezeri e ku ka me bukur sesa te flase vete trupi njerezor Kete qellim ne fakt e kane realizuar punimet e tij te fokusuara te forca e seksit te dobet. Per te vajzat shqiptare jane shume te bukura kane nje bukuri te vecante dhe ekspresive. Nuk jane te bukura si kukulla por percojne nje sensualitet dhe feminitet te jashtezakonshem si dhe karakter te forte.
Ne pergjithesi eshte e bukura ajo qe do te evidentoje arti. Perderisa eshte e bukura ska subjekt me te gjetur me interesant sesa femra. Ne gjithe historine e artit boteror femra ka qene per fotografet me te medhenj objekt frymezimi. Secili ka menyren e vethellip Ajo qe une kerkoj nga femrat qe une pikturoj eshte momenti kur ato jane te lira jane femrat amazone te sigurta ne vetvete pra te forta pavaresisht sensualitetit. Pra shfaqin karakterin e forte tipik te femres mesdhetare - vijon ai. Ka te pakten 5-6 vjet qe eshte fokusuar te ky lloj fotografimi me te cilin tanime identifikohet ende pa lexuar ne nje cep te fotos emrin e tij.
Kur zhvishen personazhet e njohurahellip
Ekspozita qe do te rrije celur deri pas Viti te Ri ne galerine e re qe eshte hapur ne ambientet e nje qendre komerciale perballe Parlamentit do te pasohet nga nje tjeter ne pranvere dhe ku do te kete mjaft per te pare sepse mes modeleve te ndryshme do te spikasin fytyra te njohura qe ndryshe u themi VIP-a. Personazhet e njohur e nxisin akoma me teper kuriozitetin e njerezve. Fotografia ka impakt me te madh kur sheh nje personazh te famshem gjysme-nudo ose ne nje situate sensuale ku shfaq gjithe feminitetin e vet. Cdo personazh VIP duhet te kete ne arkivin e vet disa foto nudo - pohon Sallabanda duke shtuar se do te kete personazhe te njohur pra ne situata te tilla. Gjithsesi pyetjes sone se cilet do jene nuk harron ti pergjigjet me inteligjence se kjo mbetet per tu pare edhe pse ne pergjigjen e deshiruar e kemi marre tashme madje kemi mesuar edhe emra kengetaresh aktoresh por nuk jemi te sigurt se sa te veshur do jene. Do te jete nje ekspozite me kombinim me ekuiliber midis personazheve modeleve dhe njerezve te zakonshem larg vulgaritetit natyrisht. Nudoja artistike terheq shume fotografe shqiptare por Sallabanda thote Une bej foto glamur te tjeret bejne nudo sipas menyres se tyre neper studio kryesisht dhe po ti shihni punet tona per te bere krahasimin do te shihni se mes tyre nuk ka asnje lidhje. Pyetjes se a jane te lirshme femrat VIP para aparatit ja se si i pergjigjet ai Varet nese jane te bote se spektaklit apo te politikes pasi mua me ka qelluar qe kam fotografuar edhe politikane e se fundmi kam nje rubrike ne nje reviste shqiptare ku flas per fotografite e mia ku kam shkruar per nje politikane superfemer qe ruan gjithe feminitetin e vet. Kjo eshte pasuri e madhe. Nderkohe femrat qe jane ne boten e spektaklit e kane me te lehte aq me teper qe edhe jane mesuar me kamerat aparatet. Nuk jane te kompleksuara natyrisht cdo gje ka limitet e veta por pjesen ekzibicioniste qe mban brenda cdo femer ato jane ne gjendje ta shfaqin shume me lehte.
Muza dhe subjekti i deshiruar
Ne gazetari vazhdimisht ata qe jane te perfshire ne kete fushe mendojne sesi te sjellin ne tave personazhin qe duan ta intervistojne. Nuk ka si te ndodhe ndryshe edhe me fotografet. Nuk kam menduar asnje personazh ne menyre specifike por natyrisht do ishte dikush qe nuk ka lidhje vetem me bukurine por qe ka edhe gjera te tjera interesante qe nga karakteri profesioni etj. por gjithcka e futur ne nje kontekst te ndryshem pra nese do fotografoja nje politikane do ta sillja jashte seriozitetit zyrtar jashte kornizave per te shfaqur sa me shume personin pas kostumit - shprehet Sallabanda. Por a ka ai nje muze te veten qe e frymezon sikurse ka ndodhur me fotografe te njohur qe jane inspiruar nga diva si Marlyn Monroe Elizabeth Taylor Sofia Loren etj. Une mund ta kem nje muze por ne periudha te ndryshme kohore ka pasur bukuri te ndryshme pasi ka evoluar koncepti i bukurise. Sofia Loren Audrey Hepburn Monica Bellucci etj.jane ikona por une do doja te fotografoja nje bukuri te tanishme sic eshte aktorja e famshme Charlize Theron - perfundon fotografi shqiptar.