E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi ne BE Brok Procesi ne varesi te sjelljes se Rames me opoziten

Në një intervistë eskluzive për “ABC News”, kryetari i komisionit të punëve të jashtme të PE-së, Elmar Brok e konsideron dorëheqjen e Berishës nga lidershipi i Partisë Demokratike si një vendim të përgjegjshëm dhe shprehet , se situata politike në Shqipëri do të kishte qenë ndryshe, nëse Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë më parë. Sipas Brok, avancimi i vendit në integrimin europian do të varet nga bashkëpunimi ndërpartiak, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Për herë të parë prej 22 vjetësh demokracie, asnjë nuk konteston rezultatin e zgjedhjeve në Shhqipëri. Cili është reagimi juaj?
Mendoj se është gjë normale që mazhoranca qeverisëse të humbë zgjedhjet dhe një tjetër forcë të vijë në pushtet. Këtë radhë asnjë s’ka kontestuar zgjedhjet. Kjo tregon, se zoti Berisha ka marrë një vendim shumë përgjegjës. Ai pranoi humbjen,  dha dorëheqjen nga lidershipi i partisë së tij dhe bëri tranzicionin te pasuesi i tij pa e kontestuar rezultatin e zgjedhjeve. Ndoshta do të kishim një situatë më të mirë, nëse Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë më parë.
 
A jeni optimist për integrimin europian të vendit? Mund të quhet ky test i suksesshëm?
Varet se si zoti Rama do ta menaxhojë situatën, se  ç’farë marrëdhënie ai do krijojë me opozitën, si do ecë përpara. Nëse ai do të jetë gati të bashkëpunojë me opozitën dhe të bëjë gjërat që nuk ishte i gatshëm ti bënte kur ishte në opozitë.
 
 
Një nga kritikat kryesore drejtuar qeverisë aktuale nga Rama ka qenë pikërisht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. A janë këto dy aspekte një test për mazhorancëne e ardhshme?
Një nga problemet më të mëdha që kanë vendet apilkante që aspirojnë integrimin europian është krimi I organizuar dhe korrupsioni. Nëse nuk forcohet shteti ligjor, nëse s'forcohet pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe s’luftohet korrupsioni, s’ka avancim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›