E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBAfundjava arrin ne 45 grade

Dhjetëra persona në perëndim të SHBA-së ditët e fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, shkaku i vapës ekstreme, derisa në Las Vegas u shënua edhe viktima e parë. Zyrtarët nga shteti i Nevadas supozojnë se trupi i personit të moshuar, i cili u gjet në shtëpi pa kondicionues të ajrit vdiq si pasojë e vapës, ndonëse edhe më herët kishte probleme shëndetësore. Mediat amerikane kanë raportuar se edhe 34 persona janë hospitalizuar pasi që morën pjesë në një koncert të ambient të hapur në Las Vegas. Krahas kësaj, shkaku i valës së vapës në spital përfunduan edhe disa qytetarë të Los Angelesit. Pritet që gjatë këtyre ditëve në disa pjesë të SHBA-së temperatura të arrijë në 54 gradë celsius, e që është afër rekordit botëror. Në Kaliforni, Nevada dhe Arizona janë hapur të ashtuquajtura qendrat për freskim, respektivisht hapësira me klimë ku qytetarët mund

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›