E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi ne BE, Meta merr mbshtetjen gjermane

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta deklaroi se ka marre konfirmimin e qeverise gjermane per procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtaresimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"U vlerësua progresi që është bërë dhe është konfirmuar se në momentin që Komisioni Evropian do të konfirmojë plotësimin e kushteve, Gjermania do të japë mendimin e saj. Edhe në drejtim të integrimit evropian u theksua mbështetja e Gjermanisë për të bërë hapa përpara për Shqipërinë dhe për Ballkanin Perëndimor, u shpreh Meta.

Zoti Meta tha se intensiteti i vizitave që ai pati me perfaqesues te qeverise dhe parlamentit gjerman, pavaresisht angazhimeve te Gjermanise ne Bashkimin Europian dhe veshtiresive te krijuara nga kriza nderkombetare tregojne se vemendja e Gjermanise ndaj Shqiperise nuk eshte shkeputur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›