Integrimi në BE, Pierre Mirel sot në Tiranë

Sot do të zhvillohet takimi i parë i Komitetit të Stabilizim Asocimit ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe Komisionit Europian.
Pala shqiptare do të përfaqësohet nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Ndërsa KE përfaqësohet nga Pierre Miler, drejtor i drejorisë së përgjithshme të Zgjerimit. Në fokus të takimit do jenë zhvillimet politike dhe situata ekonomike në Shqipëri.