Mirel: Bojkoti solli probleme, konsensus deri më 18 mars

Po zhvillohet takimi i parë i Komitetit të Stabilizim Asocimit ku të pranishëm janë përfaqësues të autoriteteve shqiptare dhe Komisionit Europian. Në fjalën e tij, drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit, Pierre Mirel ka kërkuar nga klasa politike shqiptare dialog të menjëhershëm .
Sipas tij, pa konsensus nuk mund të ketë integrim. "Këto zhvillime janë dëmtuar disi nga situata politike. Bojkoti i Parlamenti ka shkaktuar probleme. Ajo që është e rëndësishme në ditët në vazhdim Komiteti duet të sigurojë se duhet të ketë një qëndrim konstruktiv. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm. Pra duhet të gjendet një zgjidhje. Për të gjetur një zgjidhje kompromisi duhet kërkuar gjatë ditëve në vijim deri më datë 18 derisa Parlamenti të funksionojë ashtu si duhet", theksoi ai.
Në fjalën e tij, ambasadori i Spanjës, Manuel Montobio, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së BE-së, u shpreh se dialogu politik është jetik për integrimin e vendit në unionet. "Duhet të fokusohemi në sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian", u shpreh ai.
Sipas tij është e rëndësishme që liderët e politikës shqiptare të bashkëpunojnë në mënyrë që të përshpejtohet integrimi i vendit në BE.