E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi në BE kalon nga SPAK/ Gonzato takon Brahon: BE, e përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, SIlvio Gonzato, është takuar me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e BE në Tiranë deklaron nevojën për vazhdimin e “rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Gjithashtu, ambasadori thekson se Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un, si një faktor kyç në integrimin europian të Shqipërisë.

“Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri,” Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

LEXO EDHE: Nga Altin Dumani te Vladimir Mara/ Kreu i ri i SPAK firmos strukturën e re, ja rolet që do të kenë prokurorët

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›