Integrimi/Sequi: Përvoja e Metës nuk kanë nevojë për këshilla
Sequi takon Metën: Reforma për të përshpejtuar marrjen e statusit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi zhvilloi një takim me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në një prononcim pas përfundimit të takimit, kreu i LSI-së tha se tema e diskutimit mes tij dhe ambasadorit të BE-së, ishte procesi i integrimit evropian të vendit, por edhe zgjedhjet e 23 qershorit.
Ilir Meta
Ilir Meta tha se zgjedhjet e 23 qershorit dhanë një mesazh të qartë për të ecur më shpejt drejt integrimit evropian, ndërsa shtoi se e siguroi ambasadorin Sequi për të vijua me reformat të cilat do të nxisin vendin drejt integrimit. Këto zgjedhje dhanë një mesazh të qartë për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit evropian të vendit ndaj dhe e garantova ambasadorin Sequi se do të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë dhe akoma më ngushtë për të çuar përpara të gjitha reformat që shpejtojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Pak javë më parë ne arritëm me konsensus në parlament gjatë fushatës elektorale të miratojmë tre ligjet edhe pse me vonesë. Tani besoj se është e gjithë mundësia për të krijuar një klimë me themele të qëndrueshme dhe afatgjata të bashkëpunimit dhe të gjithëpërfshirjes midis mazhorancës së re dhe opozitës së re, tha Meta. Po ashtu ambasadori i BE-së i pyetur se a do të votonte mazhoranca e re vendime pa opozitën, Sequi tha se unë besoj që përvoja dhe vizioni i z. Meta nuk kanë nevojë për këshilla. Edhe në fakt fjalën gjithëpërfshirje ne të dy e kemi përmendur edhe në të kaluarën. Kështu që nuk shoh asnjë arsye përse fjalë gjithëpërfshirje të mos jetë një fjalë po aq kyçe edhe në të ardhmen.
Ettore Sequi
Kreu i BE-së në Tiranë tha se pas këtyre zgjedhjeve procesi i tranzicionit të Shqipërisë do të jetë më i lehtë. Pas këtyre zgjedhjeve ne kemi besim se do të ketë një tranzicion të qetë drejt pushtetit në mënyrë që të përqendrohet puna te axhenda e reformave të cilat janë të nevojshme për Shqipërinë. Jam veçanërisht i kënaqur nga përdorimi i fjalës gjithëpërfshirje dhe që është një fjalë kyçe. Sepse procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është një proces i cili përfshin të gjithë vendin. Pikërisht nga ato elementë që përmendi edhe Meta. Të gjitha mundësitë për të marrë statusin e vendit kandidat janë aty për Shqipërinë dhe kemi besim se kjo do të jetë e mundur edhe në sajë të këtij angazhimi të ri, tha ambasadori Sequi.