E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIMI I PLOTE/ Ja cilët kategoritë që përfitojnë shtetësinë shqiptare

Berisha: Nënshtetësi për të gjithë shqiptarët, përveç atyre të Kosovës

berishaNë mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha paraqiti vendimin më të ri për marrjen e shtetësisë shqiptare për të gjithë Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë trojeve të vendit.
Vendimi
Ky vendim i ri i qeverisë shqiptare përjashton nga marrja e shtetësisë shtetasit kosovar të cilët sipas kryeministrit Berisha janë shtetas të një shteti të ri dhe të pavarur. Vendim ka të bëjë me procedurat për njohjen dhe fitimin e shtetësisë shqiptare nga persona me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës, të cilët janë shtetas të një shteti të pavarur dhe për të cilët, qeveria e Republikës së Shqipërisë nuk ka dhe nuk mund të ketë autoritet pa një marrëveshje midis dy qeverive dhe për faktin se Kosova është tani në një proces shumë të shëndetshëm, pas firmosje së marrëveshjeve me Serbinë në Beograd, të cilat ne i kemi mbështetur plotësisht si marrëveshje historike jo vetëm midis këtyre dy vendeve, por për rajonin në tërësi, tha kryeministri Berisha.
Diaspora
Kryeministri Berisha tha se nga ky vendim përjashtohen gjithashtu edhe diasporat e hershme, arvanitasit dhe arbëreshët. Aravanitasit në Greqi dhe Arbëreshët në Itali, kanë shekuj që japin një kontribut të madh historik në këto vende mike. Shqipëria, duhet të përpiqet që ti ndihmojë dhe mbështesë ata, apo diasporën tonë në Turqi, që është dy herë më e madhe se sa popullata shqiptare, në përputhje me konventat ndërkombëtare për të ruajtur gjuhën identitetin dhe kulturën, deklaroi kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë i është rikthyer edhe njëherë çështjes së votës së emigrantëve shqiptarë, duke theksuar se kjo është një e drejtë që nuk duhet tu mohohet. Ai që ka frikë nga vota e qytetarit të origjinës shqiptare, ai është albanofob, shqiptar i denatyruar. Forcat politike të ulen, nuk mund të ecet me hipokrizia, emigracioni duhet të votojë, voton në të gjithë botën. Berluskoni humbi zgjedhjet për shkak të votave të italianëve në Argjentinë, përfundoi kryeministri Sali Berisha.

VENDIMI I PLOTE/ Ja cilët kategoritë
që përfitojnë shtetësinë shqiptare

1.  Ky vendim përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga institucionet e administratës shtetërore dhe personat e lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare, sipas rastit, për njohjen e shtetësisë shqiptare të fituar vetiu në bazë të nenit 7 ose për dhënien e shtetësisë në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, Për shtetësinë shqiptare, të ndryshuar.

2.  Shtetësia shqiptare, sipas këtij vendimi, u njihet ose u jepet:

a)  personave të lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare në momentin e lindjes së kërkuesit, pavarësisht nga vendi i lindjes;

b)  personave, të paralindurit me shtetësi shqiptare të të cilëve nuk jetojnë më në momentin e paraqitjes së kërkesës, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë e personit kërkues me të paralindurin, i cili ka zotëruar shtetësinë shqiptare;

c)  personave me origjinë shqiptare që kanë shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian, SHBA-ve apo një shteti tjetër, shtetasit e të cilit mund të lëvizin pa viza në territorin e shteteve të zonës Shengen apo që janë me qëndrim me dokumentacion të rregullt në njërin prej këtyre shteteve.

3.  Subjekteve të përcaktuara në shkronjat a dhe b, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, u njihet shtetësia shqiptare e fituar dhe vetiu në përputhje me nenin 7, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar. Procedurat për paraqitjen e kërkesës, të dokumentacionit të nevojshëm provues, afatet e shqyrtimit, të njoftimit e të regjistrimit të shtetësisë, si dhe strukturat kompetente për trajtimin e kërkesës parashikohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

4.  Subjekteve të përcaktuara në shkronjën c, të pikës 2, të këtij kreu, u jepet shtetësia shqiptare, në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim.

 
II.  Kërkesat për aplikim dhe procedurat për dhënie shtetësie

1.  Mund të aplikojnë për dhënien e shtetësisë shqiptare në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, kur:

a)  vërtetohet se kanë mbushur moshën 18 vjeç;

b)  ka mendim të Ministrisë së Brendshme se nuk cenohen siguria dhe rendi kushtetues i Republikës së Shqipërisë;

c)  paraqesin kërkesë, së bashku me vetëdeklarim për origjinën shqiptare;

ç) provohet se janë të paslindur me lidhje familjare deri në tri shkallë nga një person me origjinë shqiptare, por që nuk ka shtetësi shqiptare në momentin e paraqitjes së kërkesës.

Për fëmijën nën moshën 18 vjeç, prindi ose prindërit e të cilit përfitojnë sipas shkronjës c, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, kërkesa për fitimin e shtetësisë shqiptare bëhet nga prindi ose prindërit. Kërkesa bëhet njëkohësisht me kërkesën e vet prindit ose pas fitimit prej tij të shtetësisë.

Kur fëmija është në moshën 14 deri në 18 vjeç, kërkesa shoqërohet edhe me pëlqimin me shkrim të fëmijës.

2. Subjektet e përcaktuara sipas këtij vendimi duhet të aplikojnë për marrjen e shtetësisë shqiptare përmes një kërkese me shkrim drejtuar Presidentit të Republikës, paraqitur në organet e Ministrisë së Brendshme të vendbanimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Forma dhe mënyra për plotësimin e kërkesës miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve të Jashtme.

3. Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar me vetëdeklarimin e të dhënave dhe/ose dokumente që provojnë origjinën shqiptare nga paraardhës, të cilët kanë qenë ose janë jo me shtetësi, por me origjinë shqiptare.

4. Përfaqësia diplomatike ose konsullore e Republikës së Shqipërisë, pas shqyrtimit formal të dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi, e përcjell kërkesën pranë strukturës kompetente të Ministrisë së Brendshme jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas marrjes së kërkesës.

5.  Në kërkesë duhet të përcaktohen emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja, shtetësia, gjendja civile, adresa e saktë e vendbanimit të tij të origjinës dhe, nëse disponon, adresa e vendqëndrimit në Republikën e Shqipërisë, certifikata e gjendjes civile të shtetit të huaj apo dokumente identifikimi personal të kërkuesit, të lëshuara nga shteti i huaj, të dhënat e të paralindurit me origjinë shqiptare, si dhe dokumentet që vërtetojnë origjinën shqiptare të të paralindurit dhe shkallën e lidhjes familjare me subjektin kërkues.

6.  Strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme së bashku me zyrat e Gjendjes Civile, shqyrtojnë dokumentacionin që provon origjinën shqiptare të të paralindurit, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kërkuesi dhe paraqesin mendimin e tyre me shkrim pranë ministrit të Brendshëm jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas marrjes së kërkesës në përputhje me këtë vendim.

7.  Ministri i Brendshëm propozon dhënien e shtetësisë shqiptare personit me origjinë shqiptare, në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas paraqitjes së mendimit sipas pikës 6, të këtij kreu. Vendimi i ministrit të Brendshëm i dërgohet menjëherë Presid

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›