E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Integriteti territorial i Kosovës, i paprekshëm"

Në takimin e zhvilluar pasditen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, numri dy i administratës amerikane vlerësoi përkushtimin e qeverisë kosovare për sundimin e rendit dhe të ligjit, si dhe vendosmërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bajden rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-ve në rrugën e Kosovës drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, duke vënë në dukje se pavarësia është një proces i pakthyeshëm dhe se rendi dhe ligji duhet të mbizotërojnë në të gjithë territorin e Kosovës. Zyra e Informimit e Qeverisë së Kosovës bën me dije se gjatë takimit, Bajden e cilësoi Hashim Thaçin si Xhorxh Uashingtonin e Kosovës.

Nga ana e tij, kryeministri kosovar shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e pavarësisë dhe së fundi në realizimin e reformave që e afrojnë Kosovën drejt integrimit. Thaçi vlerësoi pozicionin e shtetit më të ri në Evropë si faktor stabiliteti në gjithë rajonin e Ballkanit dhe vuri në dukje vendosmërinë e qeverisë për të ecur përpara në rrugën e reformave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›