E Martë, 3 Nëntor 2026

“Inteligjenca artificiale dhe paqja” – besimet fetare diskutojnë në Shkodër

“Dita e Paqes” i bëri bashkë edhe njëherë tjetër përfaqësuesit e tre komuniteteve fetare të Shkodrës. 

Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër – Pult, teologu Arben Halluni dhe famullitari At Nikolla Petani përcollën mesazhet e solidaritetit dhe paqes për të pranishmit.

“Inteligjenca Artificiale dhe Paqja” ishte tematika e këtij paneli të hapur diskutimesh ndërmjet përfaqësuesve të besimit shpirtëror bazuar në mesazhet e Papa Françeskut.

Imzot Massafra, përfaqësuesi i besimit katolik në Shkodër, nënvizoi idenë se “Inteligjencën duhet ta përdorim për të mirën tonë”.

“Inteligjenca artificiale nuk duhet të mbizotërojë inteligjencën njerëzore”, ishte thelbi i asaj çka tha në fjalën e tij përfaqësuesi i besimit islam, teologu Arben Halluni.

Ndërsa përfaqësuesi i besimit ortodoks, At Nikolla Petani theksoi se njeriu mund të shndërrohet në një robot nëse lejon të zotërohet nga inteligjenca artificiale. 

Takimi u organizua nga Arqipeshkvia Shkodër-Pult dhe Komisioni “Drejtësi dhe Paqe”. 

Gazetar: Marjo Gjini

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›