E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasja e 33-vjeçarit pas abuzimit seksual me mbesën, avokati Hamataj: Persona me nivel kulturor nën mesatare

Avokati Ermal Hamataj ka komentuar ngjarjen e rëndë në Volos të Greqisë, ku 50-vjeçari shqiptar, vrau kunatin e tij 33-vjeçar pasi i kishte përdhunuar të bijën. Në një lidhje Skype në emisionin “Jetë Shqiptare”, Hamataj u shpreh se personat të cilët përfshihen në këto vepra, qoftë dhunuesi apo viktima, janë njerëz që janë në habitatin e tyre dhe paraqesin një nivel kulturor nën mesatare.

Avokati theksoi se në vendet ku ndodhin këto fenomeve, shumica nuk dinë shkrim dhe këndim.

“Personat që përfshihen në këto vepra, qoftë viktima, qoftë dhunuesi janë njerëz që nuk kanë dijeni mbi ligjin, por janë njerëz që janë në habitatin e tyre dhe paraqesin një nivel kulturor nën mesatare.

Edhe sikur me dënim të përjetshëm ta bësh kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë apo të mitur, apo incestin, kjo nuk do i parandalojë këto fenomene. Sepse kemi njerëz që nuk janë koshientë për çfarë po bëjnë. Atje ku ndodhin këto fenomene, shumica nuk dinë shkrim dhe këndim”, tha avokati.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Volos të Greqisë, ku autori dhe viktima janë emigrantë shqiptarë me banim të përhershëm atje.

Pasi 50-vjeçari ishte informuar se kunati (vëllai i gruas së tij) kishte përdhunuar vajzën e tij, tashmë 18-vjeçare, prej të paktën nëntë vitesh. Sipas mediave greke, 50-vjeçari autori qëlloi me armë zjarri mbi 33-vjeçarin dhe më pas u vetëdorëzua në polici.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›