E Martë, 3 Nëntor 2026

Shumë institucione në Korçë kanë mangësi për mbrojtjen kundër zjarrit

Shumë institucione në qytetin e Korçës kanë mangësi sa i takon masave të parashikuara me ligj për mbrojtjen nga zjarri. 

Sipas specialistëve të shërbimit zjarrfikës këto masa i plotësojnë kryesisht institucionet e vendosura në godina të reja apo të rikonstruktuara siç janë bashkia, biblioteka, materniteti etj.

Ndërsa pjesa tjetër e institucioneve kanë mangësi të theksuara si në drejtim të planeve të evakuimit apo edhe pajisjes më mjetet e shuarjes dhe diktimit të zjarrit, ashtu edhe në mospasjen e shkallëve apo daljeve të emergjencës: 

Këtë situatë e konfirmon Arben Hima, shef i Inspektim-Parandalimit pranë shërbimit zjarrfikës. 

Një situatë e ndryshme paraqitet në objektet e hoteleve apo të bujtinavë të cilat ndodhen në qytetin e Korçës apo janë ndërtuar gjatë viteve të fundit. Sipas zoti Shima atë  kanë të gjitha masat e duhura për mbrojtjen nga zjarri. Ai tha se  se vetëm vitin e kaluar ky institucion ka certifikuar në këtë drejtim një numër të madh hotelesh e bujtinash. 

Pajisja e institucioneve me mjete të shuarjes dhe diktimit të zjarrit si dhe planet e evakuimit janë detyrat kryesore të çdo drejtuesi institucioni, për të cilat duhet të merren masa çdo fillim viti, në mënyrë që të mos ndodhin fatkeqësi në rast të rënies së zjarreve. 

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›