E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intensifikohet diplomacia për paqen

dministrata Obama është duke rritur përpjekjet për të rifilluar bisedimet e paqes mes Izraelitëve dhe palestinezëve.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton u takua me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas në Abu Dhabi.

Palestinezët e kanë bërë përsëri të qartë se Izraeli duhet të ndalojë ndërtimet në territoret e pushtuara, përpara se të rifillojë bisedimet.

Duke folur për BBC-në Clinton tha se marrëveshja e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve mbetej një "prioritet kryesor" për Shtetet e Bashkuara.

SHBA, tha Sekretarja e Shtetit, mbetej e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete.

Zonja Clinton do të jetë edhe në Jeruzalem për bisedime me kryeministrin, Benjamin Netanyahu.

Përpara mbërritjes së zonjës Clinton në rajon, kryeministri izraelit, Netanyahu tha se ai shpresonte në rifillimin sa më të shpejtë të bisedimeve për paqe. /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›