Nëse rritemi, shqyrtojmë Koalicionin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, ka shpalosur tërësisht planin e partisë së tij për zgjedhjet e sivjetshme lokale.
Të premten, ai ka deklaruar se nëse LDKja forcohet me 15 nëntor, atëherë do të shqyrtohet koalicioni aktual i saj me PDKnë, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.
Ky qëndrim ishte nënkuptuar tash e disa ditë nga prononcimet e zyrtarëve të LDKsë, mirëpo në mënyrë eksplicite asnjëri nga ta nuk e kishte thënë një gjë të tillë.
Lidhja Demokratike do të forcohet nëpër komuna. Dhe pasi që ti kemi ne rezultatet në komuna, varësisht nga numrat që do ti kemi, atëherë do të kërkojmë që të shihet se çfarë do të jetë pozicioni qeverisës i Lidhjes Demokratike edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal, ka thënë Mustafa.
Njëherësh, ai ka përsëritur deklaratën e tij se Qeveria Thaçi nuk e ka gjatë.
Unë këtë e kam thënë në bazë të opinioneve të cilat po i shoh në takime me qytetarët. Sepse qytetarët kërkojnë që të funksionojë shteti ligjor, që të plotësohen premtimet që janë dhënë nga Qeveria, që shumë prej tyre nuk po plotësohen. Unë them se kjo qeverisje se ka gjatë, sepse kështu si po punon, nuk e ka të gjatë, ka shumë vërejte për ta, si nga brenda, ashtu edhe jashtë, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Degës së PDKsë vlerësojnë se Mustafa është njeriu me më së shumti premtime të parealizuar.
"Isa Mustafa është njeriu që ka dështuar në përmbushjen e premtimeve që ua ka dhënë qytetarëve të Prishtinës. Për këtë ai duhet të turpërohet. Është qesharake që Isa Mustafa të flasë për punën e të tjerëve, kur ai është njeriu me më së shumti premtime të parealizuara në historinë e Prishtinës. Tanimë të gjithë e dinë sloganin që e përshkruan Isa Mustafën më së miri: premtoi, nuk e bëri, dështoi, ka thënë Genc Prelvukaj, Zëdhënës i fushatës së PDKsë në Prishtinë.
Varësisht nga numrat që do ti kemi, atëherë do të kërkojmë që të shihet se çfarë do të jetë pozicioni qeverisës i LDKsë në nivel qendror dhe lokal.
Isa Mustafa, LDK.