E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Atalanta 4-3 (video)

Interi ka mundur Atalantën me rezultatin 4-3 në një ndeshje spektakolare. Megjithëse të dy ekipet nuk kishin ndonjë pretendim në këtë ndeshje që u zhvillua e hapur dhe plot emocione, Ibrahimoviç dhe Inter kishin një synim: Ibra të shpallej golashënuesi më i mirë i Serisë A. Ibra shënon dy gola, në të 12’ dhe të 81’ duke u shpallur për herë të parë golashënuesi më i mirë në Itali dhe duke thyer një rekord personal.

Inter-Atalanta 4-3

Inter (4-3-3): J.Cesar, Zanetti, Cordoba, Samuel, Chivu (19' pd Maicon), Stankovic (19' pd Crespo), Cambiasso, Muntari, Figo (44' pp Santon), Ibrahimovic, Balotelli. Tr: Mourinho

Atalanta (4-4-1-1): Consigli (1'pd Coppola), Garics, Manfredini, Talamonti, Bellini, Padoin, Cigarini, Guarente, Defendi (25' pd Cerci), Doni, Plasmati (40' pd Zaza ). Tr: Del Neri

Golat: 6' Muntari, 10' Doni, 12' Ibrahimovic, 25' Cigarini, 53' Doni, 80' Cambiasso, 81' Ibrahimovic.

Kartona të verdhë: Stankoviç, Ibrahimoviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›