Dy anëtarë të KQZ-së vëzhgues në Hungari
Prishtinë -Dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, dot ë marrin pjesë si vëzhgues të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, në Hungari. Florian Dushi dhe Xhelil Pajaziti, janë ftuar nga Shoqata e Zyrtarëve Zgjedhorë të Evropës (ACEEEO), vizitë e cila pritet të realizohet më 6, deri më 8 qershor. Zgjedhjet për deputet të Parlamentit Evropian, mbahen më datën 7 qershor 2009.