Inter, Branka i qetë: Asnjë problem me Maikonin
Në fakt, deklaratat e agjentit të lojtarit, të publikuara mëngjesin e sotëm në disa të përditshme italiane, u mohuan kategorikisht nga vetë agjenti Antonio Kaliendo.
Pas tij, është drejtori teknik i klubit zikaltër, Marko Branka, që përsërit “bindjen e plotë dhe kënaqësinë, si nga ana jonë, ashtu dhe nga ana e lojtarit, për situatën aktuale të kontratës së Maikonit”.
“Është e kuptueshme që në këtë periudhë të ndërprerjes së kampionatit, hipotezat e ndryshme mbi merkaton e lojtarëve mund të zënë vend midis informacioneve të tjera. Por situata specifike e krijuar sot nga disa të përditshme nuk ekziston”, ka sqaruar Branka.