Juventus, Markizio: Kthehem në mes të nëntorit
“Objektivi im është të jem gati në mes të nëntorit. Por gjithçka do të bëhet duke respektuar afatet e riaftësimit dhe duke mos u nxituar. Ajo që më intereson më tepër është të shërohem plotësisht”, deklaroi futbollisti bardhezi.
Më tej Markizio shtoi se është i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat. Ai pranoi se ditën pas ndërhyrjes kishte pak dhimbje, por tani mund të ecë pa ndihmën e patericave dhe ka filluar fizioterapinë.
“Sigurisht që më vjen keq që më duhet të ndaloj tani, por po e marr me optimizëm. Nëse ky dëmtim do të kishte zgjatur më shumë gjatë sezonit, do të ishte më keq. Do të më duhet të mungoj në ndeshje të rëndësishme të kampionatit dhe të ligës së Kampionëve, megjithatëjam i qetë, sepse shokët e mi do të bëjnë gjithçka mirë”, theksoi 23-vjeçari.
Në fund, mesfushori i “Zonjës” u shpreh optimist se me rikthimin e Sisokos pas një mungese të gjatë, Juventusi do të ketë një armë më tepër në mesfushë. “Kam marrë shumë mbështetje nga tifozët, të cilët nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i falendroj që më kanë qëndruar pranë”, ka përfunduar Klaudio Markizio.