Kompensimi i pronave, skadon sot afati
Rreth 600 milionë lekë është shuma e vënë në dispozicion këtë vit, ndërsa numri i personave në garë është 521, por vetëm një pjesë e tyre do të mund të përfitojnë nga ky fond, dhe kjo do të varet nga data e vendimeve të dhëna nga Agjencia e Pronave dhe nga vendndodhja e pronave që kërkohet të kompensohen.
Në bazë të ligjit, “Zyra e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qendër shqyrton kërkesën për kompensim, jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të saj”.
Në rast se zyra e AKKP-së në qendër e ka të pamundur të vendosë brenda këtij afati, ajo njofton subjektin e shpronësuar dhe, me vendim të arsyetuar, mund të shtyjë afatin për një periudhë jo më shumë se 30 ditë.
Kërkesa e subjektit të shpronësuar depozitohet drejtpërdrejt në institucion apo nëpërmjet postës dhe evidentohet në regjistrin e protokollit të institucionit. Subjekti pajiset me vërtetimin e regjistrimit të kërkesës". Në përputhje ligjin në fuqi, sot procesi duhet të përfundojë, ose çdo kërkuesi duhet t'i njoftohet arsyeja se pse nuk mund t'i plotësohet kërkesa për kompensim.
Megjithatë afati maksimal do të ishte 14 nëntori i këtij viti. Megjithëse ligji sanksionon këtë datë, kryeministri Sali Berisha pat premtuar gjatë një emisioni televiziv se ai mund të shtyhen me propozim të Agjencisës së Kompensimit dhe Kthimit të Pronave, shtyrje të cilën më pas do ta mundojë Parlamenti me anë të miratimit të një projekligji.