E Diel, 1 Nëntor 2026

Indeksi për korrupsionin, Shqipëria zbret me 10 shkallë

Shqipëria radhitet në vendin e parafundit në Evropë, ku të gjithë vendit e rajonit qëndrojnë përpara. Ndërkohë që në botë, Shqipëria mbetet pas Ruandës dhe Ugandës.

Vlen të theksohet se një vit më parë, vendi ynë është radhitur në vendin e 85 ndërsa në vitin 2007 ishte në vendin e 105. Kjo do të thotë se Shqipëria ka rënë me 10 shkallë krahasuar me vitin 2008.

Në këtë raport Shqipëria ka marrë 3.2 pikë nga 10 pikë maksimale që mund të merret nëse vendi nuk ka fare korrupsion. Sipas TIA-s, korrupsioni mbetet problem në administratë, gjyqësor, etj.

“Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2009, vendet e rajonit kanë probleme serioze me nivelin e korrupsionit", tha Endri Shabani, nga TIA, duke shtuar se pjesa më e madhe e këtyre vendeve kanë marrë më pak se 5 pikë nga 10 pikë të mundshme.

Në vendin e parë në rajon, rënditet Turqia dhe Kroacia, si dy vende me më pak korrupsion. Këto dy vende janë më lartë se Bullgaria dhe Rumania, të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Në rang ndërkombëtar vendin e parë e zë Zelanda e Re, e cila ka marrë 9.4 pikë, duke u ndjekur nga Danimarka me 9.3 pikë dhe Singapori me 9.2 pikë. Ndërsa vendi i fundit me korrupsion më të lartë, radhitet Somalia, e cila ka marrë vetëm 1.1 pikë. Ndërsa një shkallë më lartë është Afganistani me 1.3 pikë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›