Ekstradohet nga Stambolli dënuari me 15-vjet burg
Ekstradimi i këtij shtetasi u bë nga Stambolli drejt Shqiperisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim të vitit 2002, e ka dënuar me 15 vjet burg për veprat penale të “vrasjes me dashje” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Shtetasi Engjell Zeqo ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Fatos Kalemi për motive të dobta. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Ankaran u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Zeqo.