E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Roma, sfidë e pafund për trofeun e parë sezonal

Skuadra zikaltër e drejtuar nga Benitez do të kërkoj të fitoj trofeun e katërt të sezonit dhe për të shtuar më shumë shanset që të bëhet realitet ëndrra për të fituar gjithçka në këtë sezon.

Trajneri spanjoll, Rafa Benitez, do të kërkoj që të fitoj trofeun e parë në drejtimin e Interit dhe për të larguar përfundimisht famtazmën e portugezit Mourinjo nga klubi kampion i Europës.

Interi dhe Roma u takuan në finalen e Kupës së Italisë ku fitues dolën zikaltërit.

Ndrësa ekipi verdhekuq i Romës që në sezonin e fundit ka qënë një nga rivalët më të fortë të Interit në luftën për fitimin e titullit në Itali do të kërkoj që në betejën e dytë sezonale të dalë fitues dhe për t’i bërë një nisje të mirë sezonit të ri.

Formacionet e mundshme:

INTER (4-2-3-1): Hulio Sezar; Maikon, Lusio, Samuel, Zaneti; Kambiaso, Stankoviç; Pandev, Shnaider, Eto; Milito. Tr: Benitez.

ROMA (4-3-1-2): Lobont; Kaseti, Mekses, Huan, Rise; Pizarro, De Rosi, Perrota; Menez; Toti, Vuçiniç. Tr: Ranieri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›